Ushqimi i pasur me hekur dhe zink mund të lehtësojë sindromën premenstruale

Nivelet e larta të hekurit mund të zvogëlojnë dhimbjet dhe simptomat emocionale të PMS, duke nxitur lirimin e serotoninës në tru.

Studim i ri i zhvilluar në rreth 3.000 femra ka treguar se të praktikuarit e të ushqyerit që është i pasur me hekur nga burimet bimore, mund të lehtësojë sindromën premenstruale (PMS).

Gjithashtu duhet të theksohet se femrat që konsumojnë ushqime të pasura me hekur kanë një të tretën më pak gjasa të zhvillojnë sindromën para menstruale, krahasuar me femrat që konsumojnë më pak hekur.

Rreziku i zhvillimit të PMS ishte dukshëm më i ulët tek femrat që konsumonin më shumë se 20 mg hekur në ditë. Megjithatë, doza e rekomanduar ditore e hekurit për femrat në menopauzë është 18 mg.

Burim i njohur bimor i hekurit janë fasulet e thata dhe perimet me gjethe jeshile. Studimi tregoi se nivelet më të larta të mineraleve të zinkut lidhen me frekuencën më të ulët të PMS-it. Efekti mbrojtës i zinkut vërehet tek femrat që konsumojnë më shumë se 10 mg zink në ditë. Zinku mund të gjendet tek një numër i madh i frutave dhe perimeve.

Nivelet e larta të hekurit mund të zvogëlojnë dhimbjet dhe simptomat emocionale të PMS, duke nxitur lirimin e serotoninës në tru. Niveli i ulët i serotoninës shoqërohet me zhvillimin e depresionit.