Ushqimi i shëndetshëm do të thotë eshtra të shëndetshme

Konsiderohet se drithërat integrale të pasura me fibra, si dhe peshku i yndyrshëm si salmoni i cili është i pasur me vitaminë D, janë një zgjedhje e shkëlqyer për mbrojtjen e shëndetit të eshtrave.

Është i njohur fakti se osteoporoza mund të parandalohet nëse marrja e kalciumit dhe vitaminës D në trup është e përshtatshme. Konsumimi i kombinimeve të ushqimeve të pasura me kalcium dhe vitaminë D jo vetëm që mund të mbrojë eshtrat, por mund të kontribuojë edhe në funksionimin më të mirë të sistemit imunitar.

Konsiderohet se drithërat integrale të pasura me fibra, si dhe peshku i yndyrshëm si salmoni i cili është i pasur me vitaminë D, janë një zgjedhje e shkëlqyer për mbrojtjen e shëndetit të eshtrave.

Gjithashtu, për shëndet sa më të mirë të eshtrave, rekomandohet konsumimi i perimeve me gjethe të errëta, si spinaqi dhe lakra jeshile, si dhe jogurti payndyrë. Gjithashtu rekomandohet përdorimi i qumështit i sojës dhe bajameve, pasiqë janë të pasura me vitaminë D dhe kalcium. Qumështi i bajameve siguron 45% të vlerave ditore të kalciumit dhe 25% të vlerave ditore të vitaminës D.

Sigurisht, nuk duhet harruar se edhe ekspozimi ndaj dritës së diellit është i rëndësishëm për prodhimin e vitaminës D. Vetëm me ekspozim prej 10 deri në 15 minuta ndaj dritës së diellit në ditë, mund të prodhohet mjaftueshëm vitaminë D.