Ushqimi i shëndetshëm jo domosdoshmërisht duhet të jetë i shtrenjtë, mund ta gjeni në çdo supermarket dhe ta përgatisni në shtëpi në mënyrën më të thjeshtë. Por, ajo çka i mundon akoma njerëzit është se si ta duan ushqimin e shëndetshëm, i cili ndihmon që të ndjeheni më mirë, të jetoni më mirë dhe të parandaloni shumë probleme? Mos u shqetësoni, është shumë më e thjeshtë se sa duket. Ne ju sjellim 5 këshilla të cilat do t’ju kënaqin dhe ringjallin, por gjithashtu edhe do t’ju ndihmojmë që të përdorni ushqime të shëndetshme çdo ditë.
- Kombinoni artikuj ushqimor të shëndetshëm me ato që janë më pak të shëndetshme dhe pa të cilat nuk mundeni
Shtoni lakrën jeshile në omlet ose makarona me perime. Ato pak më të guximshmit do të provojnë edhe avokado në hamburger.
2. Asgjë pa erëza
Disa ushqimeve të shëndetshme u mungon “shija”. Mundohuni që t’i shijoni ata me limon, hudhër, domate të thata, salcë soje, kanellë ose uthull…
3. Gjeni ushqime të shëndetshme të cilat ju pëlqejnë
Keni ushqimin tuaj të preferuar, por ajo nuk është sallata? Në ushqimin e preferuar thjesht shtoni nga perimet që dëshironi dhe zvogëloni sasinë e mishit.
4. Në shoqëri është më argëtuese
Provoni që me kolegen e punës të caktoni që secili prej jush të bëjë versionin e ushqimit të shëndetshëm. Përse të mos organizoni edhe netë të shëndetshme në shtëpi me miqtë tuaj?
5. Zëvendësues të shëndetshëm për ëmbëlsira dhe gjëra të kripura
Mbi të gjitha, harrojeni ëmbëlsirat dhe të gjitha ato kalori të zbrazëta nga të cilat nuk përfitoni asgjë. Lëngjet e ëmbla zëvendësoni me smoothie të shëndetshëm, ndërsa çokollatat me fruta të thata. Në vend që të përdorni kripë në përgatitjen e ushqimit, provoni të përdorni limon. Përgatitni vete pijen tuaj: në një shishe me ujë vendosni feta frutash, tranguj dhe nenexhik. Pije e shkëlqyer si zëvendësues i lëngjeve.