Ushqimi – miku i mirë i dhëmbëve

Me kalimin e viteve, acidet e konsumojnë smaltin e dhëmbëve, ndërsa në sipërfaqen e tij krijohen plasaritjet, kështu që dhëmbët e thithin ngjyrën e ushqimit dhe bëhen më të errët.

Dhëmbët i forcojnë dhe ruajnë ushqimet e pasura me kalcium, siç është spinaqi, jogurti dhe sardelet, ndërkohë që magnezi i mbron ato nga kariesi.

Me kalimin e viteve, acidet e konsumojnë smaltin e dhëmbëve, ndërsa në sipërfaqen e tij krijohen plasaritjet, kështu që dhëmbët e thithin ngjyrën e ushqimit dhe bëhen më të errët. Në listën e ushqimeve dhe pijeve, të cilat janë kërcënim i madh për bardhësinë e dhëmbëve, janë: çajrat, kafja, pijet e gazuara, si dhe artikujt ushqimore shumë të pigmentuara.

Dhëmbët pastrohen gjysmë ore pas çdo vakti

Dhëmbët më së miri është të pastrohen gjysmë ore pas ngrënies, ndërsa nëse doni që t’i zbardhni dhe të largoni pikat e errëta të kafesë, verës dhe ushqimeve të tjera, pastroni me argjilë të gjelbërt. Miqtë e buzëqeshjes janë jogurti, pazia, fasulet, sardelet dhe molla. Në meny, futni sa më shumë qepë, pasiqë i neutralizon efektet e dëmshme të baktereve në gojë.

Mollët janë ideale për shkëlqim

Mollët janë ushqimi ideal për pastrimin dhe shkëlqimin e dhëmbëve. Sardelet janë të pasura me kalcium dhe fosfor, të cilat do të forcojnë dhëmbët, ndërsa mollët janë të pasura me antioksidantë dhe fibra ushqimorë, të cilët pastrojnë dhëmbët dhe trajnojnë muskujt që janë përgjegjës për përtypje.

Magnezi

Dhëmbët rezistent ndaj kariesit kanë mesatarisht dy herë më shumë magnez. Burime të magnezit përfshijnë perimet e gjelbra, produktet nga mielli integral, qumështi, vezët, peshku, bishtajoret, midhjet, frutat e thatë, mishi dhe drithërat me kokërr të plotë.