Ushqimi që e kthen në ekuilibër gjëndrën tiroide

Funksionimi i duhur i gjëndrës tiroide është i domosdoshëm për shëndetin e përgjithshëm të organizmit, ndërsa ushqime të caktuara mund ta kthejnë këtë gjëndër në ekuilibër.

Perimet nga familja e lakrave (lakra, lakra e kuqe, lakra me gjethe jeshile, lulelakra, brokoli, lakra e Brukselit, Kohlrabi), të ziera me avull ose zierje e shkurtër në nxehtësi të ulët në sasi të vogël të ujit dhe më pak se 10 minuta, nuk do të humbasin enzimat e nevojshme që luftojnë sëmundjet e gjëndrës tiroide dhe absorbimin e mirë të glukozinateve në gjak, ndërsa karbohidratet e vështira do të mund të treten më lehtë, si dhe reduktohet prania e goiotrogjenit.

Arrat braziliane janë të pasura me selen, ndërsa ky mineral esencial e mbron gjëndrën tiroide nga dëmtimi. Për marrjen e dozës ditore të selenit në organizëm, është e nevojshme që të konsumohen vetëm tre arra braziliane në ditë.

Algat janë burim natyral i mineraleve, përfshirë edhe jodin i cili është i rëndësishëm për funksionimin e duhur të gjëndrës tiroide.

Perimet me gjethe jeshile janë të pasura me klorofil, i cili është i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm, por edhe për funksionimin e gjëndrës tiroide, pasiqë i lidh në vete toksinat të cilat  e parandalojnë funksionin e duhur.