Ushqimi që largon simptomat e PMS-it

Ekzistojnë shumë mënyra natyrore të cilat mund të ndihmojnë zvogëlojnë vështirësitë e sindromit premenstrual - PMS. Kushtojini vëmendje ushqimit, stërvituni, lëvizni, pushoni...

Nuk ekzistojnë tableta magjike që do të largonin simptomat e sindromit premenstrual – PMS, të cilat shpesh shfaqen në formën e kokëdhimbjeve, lodhjes, dhimbje dhe tension të gjinjve, puçrra, fryrje në pjesën e poshtme të barkut, ankth, pagjumësi, ndryshime të gjendjes shpirtërore, djersitje e tepruar…

Si gjithmonë, ushqimi mund t’ju ndihmojë të qetësoni këto lloj shqetësimesh. Ja cilat artikuj ushqimor duhet t’i përfshini tek të ushqyerit tuaj gjatë atyre ditëve:


Kalcium dhe magnez: Të gjitha ushqimet e pasura me kalcium janë aleat i shkëlqyer në luftën kundër PMS. Kalciumi ndikon në nivelin e estrogjenit në trup dhe në këtë mënyrë e ndihmon organizmin që t’i përballoj më lehtë simptomat. Zgjidhni qumështin dhe produktet e qumështit. Farat e kungullit, fara luledielli, kikirikët dhe arrat indiane janë të pasura me magnez, i cili ndihmon transferimin e kalciumit në eshtra.

Acidet yndyrore omega 3: Acidet yndyrore omega 3, me të cilat është i pasur peshku, ndihmojne ne lehtesimin e dhimbjeve menstruale.

Vitamina B6: Bananet janë të pasura me vitaminë B6, që është provuar të jetë efektive gjatë PMS, në reduktimin e dhimbjeve dhe tendosjes së gjinjve, ndryshimin e gjendjes shpirtërore dhe akumulimin e ujit në trup.

Antidepresant natyral: Me konsumimin e ananasit, përveç që do të shpëtoni nga fryrjet, të jeni të sigurt se do të jetë efektiv edhe si një antidepresant natyror, sepse përqendrimi i lartë i manganit ndikon në rritjen e nivelit të serotoninës, i njohur edhe si hormon i lumturisë.

Artikuj ushqimor të pasur me hekur: Perimet me gjethe jeshile janë të pasura me hekur, të cilin femrat e humbasin gjatë hemoragjisë menstruale, kështu që është e rëndësishme të kompensohet përmes ushqimit dhe kështu të zvogëlohet mundësia e disa simptomave të PMS-it.