Ushqimi që ndihmon në luftën kundër kolesterolit

Njeriu i kohës moderne lufton me vlerat e larta të yndyrës në gjak, dhe sidomos të kolesterolit

Mënyra e duhur e të ushquerit mund të rregullojë në masë të madhe nivelet e yndyrës në gjak, theksojnë nutricionistët, duke cituar ushqimet kryesore në këtë luftë.

Arrat sigurojnë përqindjen më të lartë të kolesterolit HDL. Shkencëtarët e kanë zbuluar këtë gjë duke i analizuar francezët, të cilët kanë kolesterol të mirë në një sasi të lakmueshme. Ata zbuluan se francezët adhurojnë konsumin e arrave.

Mollët mund të zvogëlojnë kolesterolin e keq derinë 38 për qind, pretendojnë hulumtuesit. Për të arritur këtë efekt, është e nevojshme që të konsumohen rregullisht mollët ose të pihet lëngu i tyre.

Fjollat e tërshërës janë gjithashtu të pasura me fibra dhe armiku i njohur i kolesterolit të keq.

Fasulet janë “luftëtar” i vërtetë në luftën kundër kolesterolit të keq. Në vetëm një muaj e gjysmë është në gjendje të ul kolesterolin për 6%.

Hudhrat në dozë ditore prej vetëm 5 mg në tableta “ulin” 11 përqind të kolesterolit, kanë treguar hulumtimet. Për të përmirësuar qarkullimin e gjakut, mjafton që të konsumoni vetëm një thelp hudhre gjatë ditës.