Nëse nuk jeni në gjendje që ti lani dhëmbët sa herë që dëshironi, do të merrni çamçakëz ose ujë për shpëlarjen e gojës dhe problemi u zgjodh. Por, ç’të themi për ushqimet që shkaktojnë aromë trupore? Disa ushqime lëshojnë substanca të cilat treten përmes lëkurës, ndërsa kjo nganjëherë mund të jetë mjaftë e pakëndshme. Më poshtë është lista e artikujve ushqimor të cilëve duhet t’ju kushtoni vëmendje.
Mish i kuq
Mishi i kuq i përket grupit të ushqimeve që vështirë treten. Ai ka nevojë për një periudhë më të gjatë për t’u zbërthyer, kështu që qëndron më gjatë në zorrë dhe lëshon toksina të ndryshme në gjak, duke shkaktuar erë jo të këndshme të të gjithë trupit.
Produktet e qumështit
Të gjithë duam të pimë qumësht dhe ta përdorim atë në variante të ndryshme, por konsumimi i tepruar i ndonjë produkti të qumështit shkakton probleme me zbërthimin.
Hudhra
Hudhra është e njohur për erën e saj tepër të rënd. Dy përbërësit kryesorë ndikojnë në erërat e pakëndshme janë alin dhe alicin. Kur këto dy substanca treten, lirohet sulfuri, i cili del përmes poreve të lëkurës.
Mëlçia
Ushqimet që përmbajnë aminoacidin trimetilaminë janë vezët, mëlçia, frutat e detit, fasulet dhe kikirikët. Ato mjaftë me vështirësi zbërthehen në trupin tonë. Erë e pakëndshme shkaktohet pikërisht nga akumulimi i aminoacideve.
Brokoli, lakra dhe spinaqi
Përqendrimi më të lartë të sulfuri përmban brokoli, spinaqi dhe lakra. Këto substanca përfshijnë sulforaphane dhe isotiocianate. Ndikimi i tyre në trup është i shëndetshëm, por konsumimi i tepërt shkakton aromë të pakëndshme.