Hurmat kanë një gamë të gjerë vlerash shëndetësore dhe ushqyese, andaj shumë veta thonë se është fruti më i shëndetshëm në botë. Pothuajse nuk ka sëmundje të cilën hurmat nuk mund t’a ndihmojnë.
Burim i shkëlqyer i hekurit
Pacientët anemikë duhet të hanë sa më shumë hurma, pasiqë ato janë burim i shkëlqyer i hekurit. Rreth 100 gramë hurma përmbajnë rreth 0.90 mg hekuri, që është rreth 11% e konsumit të rekomanduar ditor. Hekuri si pjesë e hemoglobinës në qelizat e kuqe të gjakut, përcakton ngarkesën e oksigjenit në gjak. Hekur më së shumti u nevojitet fëmijëve në pubertet dhe grave shtatzëna.
Ndalon diarrenë
Hurmat përmbajnë kalium, i cili është i dobishëm në ndalimin e diarresë. Përveç kësaj, hurmat ndihmojnë florën e zorrëve që të shërohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Konsumi i rregullt i hurmave do të ndihmojë që më lehtë të krijohen bakteret e mira.
Kurë për kapsllëkun
Ashtu siç ndalon diarrenë, hurmat mund të ndihmojnë që ushqimi të tretet më shpejt dhe më lehtë. Gjatë mbrëmjes vendosni disa hurma në ujë të pastër. Gjatë natës hurmat do të lëshojnë lëngun e tyre, i cili është një laksativ i madh dhe i cili do të stimulojë zorrët.
Rregullojnë peshën trupor
Për shkak të materieve të shumta ushqyese hurmat shkaktojnë ndjesinë e ngopjes dhe ndihmojnë në humbjen e peshës. Nëse hani një hurmë në stomak bosh, do të rregullojë punën e zorrëve, ndërsa organizmit do t’i japë sheqerin e nevojshëm. Hurmat nuk përmbajnë kolesterol, por ata kanë shumë sheqer, kështu që me konsumimin e tepërt mund të shtoni në peshë.
E ulin kolesterolin
Hurmat kanë aftësinë që të ulin nivelin e kolesterolit të keq LDL në trup. Prandaj ky është një ushqim i mrekullueshëm për personat me kolesterol të lartë i cili shkakton depozita yndyrore në arterie, të cilat shpien në mpiksjen e gjakut dhe në sëmundje tjera të zemrës.
E forcojnë zemrën
Njerëzit me zemër të dobët mund ta përdorin këtë fryt të jashtëzakonshëm. Gjatë natës vendosini disa hurma në ujë me gjithë bëthamat. Në mëngjes largoni bërthamat nga hurmat dhe bluani në një blender së bashku me ujin në të cilin qëndruan gjatë natës. Ky ilaç natyral të konsumohet disa herë brenda ditës për të forcuar zemrën.
Ulin tensionin e gjakut
Hurmat janë mjaftë të përshtatshme për njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut. Përmbajnë shumë pak natrium, por janë të pasura me kalium. Një dozë prej pesë apo gjashtë hurmave jep rreth 80mg magnez, mineral esencial që kontribuon në zgjerimin e enëve të gjakut. Hulumtimet tregojnë se marrja e 370 mg magnez çdo ditë, mund të ul tensionin e lartë të gjakut.
Mbrojnë nga goditja në tru
Një nga përfitimet kryesore të hurmave është aftësia për të rregulluar punën e sistemit nervor, falë kaliumit që përmbajnë. Hulumtimet kanë treguar se konsumi i lartë i kaliumit (rreth 400 mg) mund të zvogëlojë rrezikun nga goditjet në tru për 40%.