Përveç që është shumë i shëndetshëm dhe kryesisht përdoret në sallatat sezonale, uthulla e mollës ka edhe shumë avantazhe të tjera, efekte pozitive mbi trupin e njeriut.
Një nga rolet kryesore të uthullës është pastrimi i yndyrave. Domethënë, tek molla mund të gjeni fibra, vitaminat A, K, C, kalium dhe hekur, por ato gjithashtu janë të pasura me antioksidantë.
Uthulla e mollës ndikon pozitivisht në tretjen e ushqimit, eshtrat dhe nyjet, ndihmon në luftën kundër pagjumësisë dhe parandalon osteoporozën, si dhe gjatë inflamacioneve të ndryshme. Por e rëndësishme është që të bëhet kujdes se si konsumohet, pasiqë në këtë rast mund t’ju dëmtojë. Kështu, për shembull, e rëndësishme është që të mbani mend se personat me stomak të ndjeshëm në asnjë mënyrë nuk duhet ta konsumojnë uthullën e mollës në stomakun bosh, sepse është shumë intenziv dhe mund të irritojë lukthin.
Cilat janë përparësitë?
Tretje më e mirë – Me konsumimin e shpeshtë të uthullës së mollës do të stimuloni tretjen dhe do të krijoni ekuilibër të traktit digjestiv. Gjithashtu, nëse keni ngërçe, fryrje dhe gazra, mbani në mend se bakteret e mira të cilat gjenden në uthullën e mollës ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe lehtësojnë të gjitha ndërlikimet.
Dobësimi – Nëse keni ndërmend që të zvogëloni menynë dhe të filloni me dietë, atëherë në dietën tuaj sigurisht që duhet të përfshini uthullën e mollës, sepse ajo do të stimulojë uljen e oreksit dhe do të përshpejtojë procesin e humbjes së peshës.
Ngadalëson plakjen – Uthulla e mollës në përgjithësi promovon ten më të mirë të lëkurës, pasiqë është i pasur me antioksidantë, si dhe me kalcium dhe kalium, të cilat mbrojnë qelizat e lëkurës dhe kështu parandalojnë procesin e formimit të parregullsive në lëkurë. Me aplikimin direkt të uthullës së mollës në fytyrë mund të rregulloni yndyrën dhe të përmirësoni tenin e përgjithshëm.
Era e keqe e gojës – Nëse luftoni me erën e keqe të gojës, mos harroni se procesi i shpëlarjes së gojës me uthull molle i eleminon toksinat dhe e zgjidh këtë problem.
Sheqeri në gjak – Njerëzit që kanë probleme me sheqerin në gjak mund të përfitojnë nga konsumimi i uthullës së mollës, ta vonojnë ose ta pengojnë zhvillimin e mëtejshëm të diabetit.