Vaginoza bakteriale është një lloj inflamacioni vaginal i shkaktuar nga një rritje e tepërt e baktereve që gjenden natyrshëm në vagjinë, e cila prish ekuilibrin natyror.
Gratë e moshës riprodhuese kanë më shumë gjasa të preken nga vaginoza bakteriale, por ajo mund të prekë gratë e çdo moshe. Shkaku nuk është kuptuar plotësisht, por disa aktivitete, si seksi i pambrojtur ose dushi i shpeshtë vaginal rrisin rrezikun.
Simptomat
Shenjat dhe simptomat e vaginozës bakteriale mund të përfshijnë:
- Shkarkim vaginal i hollë, gri, i bardhë ose jeshil
- Erë e pakëndshme “peshkut” vaginal
- Kruajtje vagjinale
- Djegie gjatë urinimit
- Shumë gra me vaginozë bakteriale nuk kanë shenja apo simptoma.
Kur duhet të shkoni tek mjeku
Caktoni një takim me mjekun tuaj nëse:
Keni rrjedhje vagjinale e shoqëruar me erë ose temperaturë. Mjeku juaj mund t’ju ndihmojë në përcaktimin e shkakut dhe identifikimin e shenjave dhe simptomave.
Ju keni pasur infeksione vagjinale edhe më parë, por ngjyra dhe konsistenca e sekrecioneve tuaja duket ndryshe këtë herë.
Keni partner të shumtë seksualë ose një partner të ri së fundmi. Ndonjëherë, shenjat dhe simptomat e një infeksioni seksualisht të transmetueshëm janë të ngjashme me ato të vaginozës bakteriale.
Ju përpiqeni të vetë-trajtoni një trajtim të infeksionit vaginal dhe pa recetë, simptomat e juaja vazhdojnë.
Vaginoza bakteriale është rezultat i rritjes së tepërt të një prej disa baktereve që gjenden natyrshëm në vagjinë tuaj. Zakonisht, bakteret “të mira” (laktobacilet) tejkalojnë numrin e baktereve “të këqija” (anaerobet). Por nëse ka shumë baktere anaerobe, ato prishin ekuilibrin natyror të mikroorganizmave në vagjinë tuaj dhe shkaktojnë vaginozë bakteriale.
Faktorët e rrezikut
Faktorët e rrezikut për vaginozën bakteriale përfshijnë:
Të kesh shumë partnerë seksualë ose një partner të ri seksual. Mjekët nuk e kuptojnë plotësisht marrëdhënien midis aktivitetit seksual dhe vaginozës bakteriale, por gjendja shfaqet më shpesh tek gratë që kanë shumë partnerë seksualë ose një partner të ri seksual. Vaginoza bakteriale shfaqet më shpesh tek gratë që kryejnë marrëdhënie seksuale me gratë.
Shpëlarje. Praktika e larjes së vagjinës me ujë ose një pastrues prish ekuilibrin natyral të vagjinës tuaj. Kjo mund të çojë në një rritje të tepërt të baktereve anaerobe dhe të shkaktojë vaginozë bakteriale. Duke qenë se vagjina pastrohet vetë, dushi nuk është i nevojshëm.
Mungesa natyrore e baktereve të laktobacileve. Nëse mjedisi juaj natyral vaginal nuk prodhon mjaftueshëm baktere të mira laktobacilale, ju keni më shumë gjasa të zhvilloni vaginozë bakteriale.
Komplikimet
Vaginoza bakteriale në përgjithësi nuk shkakton komplikime. Ndonjëherë, vaginoza bakteriale mund të çojë në:
Lindja e parakohshme. Tek gratë shtatzëna, vaginoza bakteriale shoqërohet me lindje të parakohshme dhe foshnja me peshë të ulët.
Infeksionet seksualisht të transmetueshme. Vaginoza bakteriale i bën gratë më të ndjeshme ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme, si HIV, virusi herpes simplex, klamidia ose gonorreja. Nëse keni HIV, vaginoza bakteriale rrit shanset tuaja për t’ia kaluar virusin partnerit tuaj.
Rreziku i infeksionit pas operacionit gjinekologjik. Vaginozës bakteriale mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të një infeksioni post-kirurgjikal pas procedurave të tilla si histerektomia ose zgjerimi dhe kyretazhi (D&C).
Sëmundja inflamatore e legenit (PID). Vaginoza bakteriale ndonjëherë mund të shkaktojë PID, një infeksion i mitrës dhe tubave fallopiane që mund të rrisë rrezikun e infertilitetit.
Parandalimi
Që të parandaloni një vaginozë bakteriale:
Minimizoni acarimin vaginal. Përdorni sapunë të butë pa deodorantë dhe tampona pa aromë.
Mos bëni dush. Vagjina juaj nuk kërkon pastrim tjetër përveç larjes së rregullt. Shpërlarja e shpeshtë prish ekuilibrin vaginal dhe mund të rrisë rrezikun e infeksionit vaginal. Shpërlarja nuk do ta pastrojë një infeksion vaginal.
Shmangni infeksionet seksualisht të transmetueshme. Përdorni një prezervativ mashkullor latex, kufizoni numrin e partnerëve seksualë ose ndërpritni marrëdhëniet për të minimizuar rrezikun e infeksioneve seksualisht të transmetueshme.
Përktheu dhe përshtati:S.N