Vaji i susamit është i pasur me antioksidantë – sesamol dhe sesaminol, të cilat e mbrojnë trupin nga efektet e dëmshme të radikalëve të lirë, ndërsa në të njëjtën kohë i lehtësojnë edhe proceset inflamatore.
Në Tajvan, për shembull, vaji i susamit tradicionalisht është përdorur për të lehtësuar dhimbjet e nyjeve (duke e aplikuar në zonat e dhimbshme). Një studim i zhvilluar në Iran, gjithashtu ka treguar se aplikimi i vajit të susamit në vendin e traumave në duar dhe këmbë, zvogëlon intensitetin e dhimbjes dhe nevojën për analgjetikë.