Vajza pesëvjeçare u zgjua e paralizuar, nëna apelon: Kontrolloni rregullisht fëmijët tuaj!

Nëna e Jessica Griffin nga shteti i Mississippi-it i paralajmëron prindërit për situatën stresuese që ajo kishte kaluar me vajzën e saj pasi u pickua nga rriqrat

Një nënë nga shteti amerikan i Misisipit të mërkurën e kaluar e zgjoi vajzën e saj për në shkollë, por ajo nuk mundi të lëvizte këmbët e saja. Nëna mendoi se këmbët i kishte të shtangura, por më pas vuri re se vajza e vogël mezi fliste. Ajo filloi të kontrollonte dhe gjeti një rriqër në kokën e vajzës.

Nëna me vajzën shkuan menjëherë në spital, ku mjekët konstatuan se vajza ishte paralizuar si pasojë e pickimit nga rriqrat. Paraliza u shkaktua nga neurotoksina e cila gjendet në pështymën e insekteve.

Për të paralajmëruar prindërit tjerë për rrezikun nga rriqrat, nëna e Jessica Griffin shpërndau historinë në rrjetet sociale duke apeluar tek të gjithë prindërit që t’i kontrollojnë fëmijët e tyre.

Në fakt, një natë më parë vajza ishte sjellur normalisht, kishin qenë jashtë, e ëma e lau dhe i lau flokët, por ajo nuk e vuri re rriqrën. Problemi u shfaq në mëngjes kur duhej të zgjohej për në shkollë.

“Fillova që të ja krehi flokët dhe të ja lidhi bisht, mirëpo vura re se ajo mezi po fliste. Kur ja ngrita flokët, vura re rriqrën. Menjëherë ju paraqita burrit tim, i cili gjendet në Irak. Ai më tha që ta rriqrën ta vendosni në një qese dhe menjëherë të shkoj në spital”, sqaroi nëna.

Vajza u mbajt në spital për vëzhgim, ndërsa mjekët shpjeguan se ajo do të fillonte të shërohej pas 12 deri në 24 orëve. Dhe kështu ndodhi.

“Ju lutem, kontrolloni fëmijët tuaj dhe shikoni nëse ata kanë rriqra”, apelon nëna e Jessica nëpërmjet rrjeteve sociale.