Kjo pije e thjeshtë do t’ju ndihmojë të çliroheni nga dhimbjet e kokës për rreth 30 minuta. Ekspertët e të ushqyerit ju këshillojnë që të përgatitni një kafe pa sheqer, në të cilën do të shtrydhni një gjysmë limoni. Sekreti fshihet në kafeinën i cili i ngushton enët e gjakut, që do të thotë se kapilarët në tru mund të mblidhen dhe kështu qetësojnë kokëdhimbjen e cila shfaqet si pasojë e enëve të zgjeruara të gjakut. Por nëse konsumoni shumë kafeinë, ajo përsëri mund të shkaktojë dhimbje koke.
Vajrat esencial të limonit janë një ndihmesë e shkëlqyer për dhimbjet e kokës, shkaktuar nga problemet e tretjes.
Limoni përmban acid limoni, i cili acidin në traktin digjestiv e konverton në gjendje alkaline. Alkaline do të thotë përqendrim më i lartë i molekulave të oksigjenit, gjë që lehtëson dhimbjet e kokës.
Një tjetër fakt interesant për kombinimin e kafesë dhe limonit është fakti se ai në të vërtetë vjen nga mjekësia tradicionale kineze, e cila ushqimin e klasifikon sipas llojit të natyrës (i freskët, i ftohtë, i ngrohtë dhe i nxehtë) dhe si pas shijeve (e tharët, e hidhur, e ëmbël, e kripur).
Kafeja është e hidhur dhe ka një natyrë të ngrohtë, ndërsa limoni ka një shije të tharët dhe natyrë freskuese.
Kombinimi i këtyre tipareve energjike e bën kafen dhe limonin ilaç të mrekullueshëm për dhimbjet e kokës.