
Shumë prindër i ekspozojnë fëmijët e tyre ndaj rrezikut të sëmundjeve të rënda gjatë banjës, pa e kuptuar këtë gjë. Ekspertët thonë se lodrat e banjës janë shpesh plot me baktere të rrezikshme, më së shpeshti E. coli dhe Staphylococcus aureus.
“Studimet shkencore kanë treguar se shumë lodra mbajnë ujin, gjë që shkakton rritjen e mikrobeve. Kjo mund të përfshijë legionellën dhe disa të ashtuquajturat superbaktere që mund të jenë rezistente ndaj ilaçeve”- thotë ekspertja e higjienës Xhenifer Sho.
Njëra nga shkaqet kryesore të grumbullimit të baktereve është se lodrat e banjës shpesh kanë vrima të vogla që lejojnë ujin të hyjë, por është e vështirë të zbrazet plotësisht dhe të parandalojë tharjen e lodrës. Është kjo lagështi e vazhdueshme, së bashku me ambientin e ngrohtë në banjë, që krijon një terren ideal për shumimin e baktereve.
Ekspertët thonë se lodrat e banjës janë shpesh plot me baktere të rrezikshme, më së shpeshti E. coli dhe Staphylococcus aureus
“Fëmijët shpesh vendosin në gojë lodrat e banjës ose spërkaten me to, duke rritur rrezikun e ekspozimit ndaj problemeve të ndryshme shëndetësore. Këto mund të përfshijnë infeksione gastrointestinale, probleme të frymëmarrjes dhe acarime të lëkurës”, sqaron Sho.
Nëse dëshironi të parandaloni infeksionin, përpiquni të mbyllni vrimat e lodrave, t’i pastroni rregullisht dhe t’i lagni me uthull apo alkool. Lërini lodrat të thahen në ajër dhe ndërrojini rregullisht.