Vertigo – simptomë ose sëmundje

Për shfaqjen e vertigos mund të ketë shumë arsye, ndërsa në literaturë listohen më shumë se 350 shkaktarë të mundshëm. Ato ndahen në çrregullime të përgjithshme, neurologjike, otologjike dhe të tjera, të cilat nuk bien në asnjërin prej këtyre grupeve.

Njerëzit shpesh marramendjen e përshkruajnë si një ndjenjë të zbehjes së dritës dhe “rrënim” ose si një përvojë subjektive sikur ju rrotullohet dhoma. Mund të shfaqet pas lodhjes së syve, por edhe pas gjendjeve serioze siç janë sëmundjet vaskulare, çrregullimet e qendrës së ekuilibrit ose tumor. Marramendja (vertigo) në fakt është çrregullimi i orientimit në hapësirë, që manifestohet me iluzion të fortë të lëvizjes së hapësirës.

Për shfaqjen e vertigos mund të ketë shumë arsye, ndërsa në literaturë listohen më shumë se 350 shkaktarë të mundshëm. Ato ndahen në çrregullime të përgjithshme, neurologjike, otologjike dhe të tjera, të cilat nuk bien në asnjërin prej këtyre grupeve. Vertigo në vete nuk është sëmundje, por simptomë që tregon për ndonjë proces patologjik.

Prandaj nuk mund të diskutohet për simptomat e simptomës, por dallohen dy forma të marramendjes:

  • vertigo objektive: përvoja subjektive se mjedisi rrotullohet;
  • vertigo subjektive: ndjenja e marramendjes, lundruese, fundosja. Zakonisht shfaqen të përziera, të vjella, neveri, zbehje dhe djersitje.

Personat me zakone të këqija të jetës janë më të prirur ndaj marramendjes. Ekzistojnë disa faktorë predispozues për shfaqjen e vertigos, si sëmundjet infektive, traumat, kirurgjia, sëmundjet metabolike, marrja e barnave ose çrregullime të zhvillimit. Sidoqoftë, në praktikën e zakonshme të vertigos, pacientët që zakonisht ankohen janë të moshës së mesme dhe të rritur të cilët janë të prirur ndaj zakoneve të këqija, si: pirja e duhanit, konsumimi i ushqimit me yndyrë dhe kolesterol, pa aktivitet të rregullt fizik.

Kjo mënyrë e jetës, sidomos në kombinim me stresin e përditshëm, çon në krijimin e pllakave aterosklerotike në enët e gjakut. Në këtë mënyrë, diametri i enëve të gjakut zvogëlohet, si dhe qarkullimi i gjakut përmes tyre, ndërsa marramendja shfaqet si një nga simptomat. Nëse ekziston një komponent i trashëguar, simptomat e tilla shfaqen edhe më herët.

Duke pasur parasysh se ekzistojnë gjendje që duken si marramendje, por që nuk janë, si kriza e ndërgjegjes (sinkopa), është e rëndësishme që gjendja t’i përshkruhet mjekut në mënyrë të saktë. Për mjekët marramendja është vetëm marramendje, përderisa kriza e ndërgjegjes është simptomë krejtësisht e ndarë, por pacientët këtë nuk e dallojnë. Kriza afatshkurtër e vetëdijes që fillon me marramendje dhe mbaron me humbjen e vetëdijes, kryesisht tregon një problem kardiak, ndonjëherë madje shumë serioz. Prandaj është e rëndësishme që situata t’i shpjegohet mirë një profesionisti.

Gratë ankohen më shpesh për marramendje, sesa meshkujt. Tek personat e moshës së mesme, diagnoza fillimisht kërkohet tek problemet e mundshme me enët e gjakut. Bëhet rentgeni i kurrizit me qëllim që të përjashtohet shtrëngimi i vertebrës së qafës, pasi kjo mund të rezultojë në ndryshimin e rrjedhës së gjakut nëpër arteriet dhe rrjedhimisht të shkaktojë marramendje. Gjithashtu duhet të bëhet edhe doppler i enëve të gjakut në qafë, i cili zbatohet gjithnjë e më shumë si procedura e parë diagnostike kur bëhet fjalë për marramendjen.