Gjethet e dafinës janë bimë e fuqishme. Këto janë vetëm disa nga shembujt e anës së tyre të mirë, që do t’ju inkurajojnë të përdorni gjethet e dafinës në ushqimin tuaj të përditshëm. Nëse jo ndryshe, atëherë të paktën si erëz.
Gjethet e dafinës janë të pasura me vitamina dhe minerale. Më së shumti përmban vitaminë A dhe C, ndërsa nga mineralet përmban hekurin, kalciumin dhe magnezin. Era e gjetheve të dafinës i largon insektet, dhe përdoret si mjet kundër molës, merimangave dhe insekteve të tjera. Qetëson infeksionet dhe ndihmon organet e tretjes.
Të fshehtat e gjetheve të dafinës
- Nxit disponim të mirë;
- Rregullon tretjen e ushqimit;
- Ul rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare.
Vaji i gjetheve të dafinës
Për forcimin e imunitetit vaji i gjetheve të dafinës është mjaft efektiv, ndërsa veçanërisht rekomandohet për largimin e stresit. Ka efekt mjaft të theksuar ndaj dhimbjeve të tepërta të muskujve.
- Stimulon qarkullimin e gjakut dhe limfës;
- Mjet i shkëlqyer për parandalimin e gripit dhe infeksioneve të tjera virale;
- Qetëson kokëdhimbjet, ndërsa ndihmon edhe gjatë sulmeve të migrenës;
- Qetëson venat e sëmura.
Gjethet e dafinës shpesh përdoren edhe në kozmetikë. Shtoni ato në kremra, losione, si dhe në shampot për flokë të yndyrshëm, sepse stimulon rritjen e tyre.
Gjethet e dafinës kundër kollit
Vetitë e shëuese të çajit të dafinës tregohen tek diabetikët, por nëse u shqetëson bronkit ose kolla, ja se si të përgatitni çajin nga gjethet e dafinës:
- 50 gr sheqer;
- 10 gjethe dafine;
- gjysmë litër ujë.
Përgatitni çajin në mënyrën e zakonshme dhe pijeni atë dy deri tre herë në ditë, derisa gjendja juaj të përmirësohet.