Hulumtimet kanë treguar se kanceri, diabeti dhe sëmundjet e zemrës mund të parandalohen me rregullimin e regjimit ushqimor dhe përfshirjen e vezëve në menynë ditore.
Shumica i shmangin vezëve për shkak të frikës nga salmonela apo kolesteroli, por vezët janë të pasura me vitaminë D, minerale dhe beta-karoten, gjë që i bën ato ilaç natyral kundër proceseve inflamatore në trup dhe parandalojnë dëmet e mundshme që mund t’i shkaktojnë radikalet e lira në reaksion me qelizat në organizëm.
Ekspertët theksojnë se më e shëndetshme është që të konsumohen vezët e ziera të forta dhevezët e ziera pa lëvozhgë, sepse te gatuara në këtë mënyrë përmbajnë më pak kalori.
Gjithashtu rekomandohet frittata e përgatitur në temperaturë të ulët. Ekspertët pajtohen me faktin se është mjaft e rëndësishme që vezët të gatuhen mirë, për të shmangur rrezikun ndaj salmonelës. Gjithashtu, është e këshillueshme që gjatë përgatitjes së vezëve të përdoret vaj bimor.