VIROLOGU GJERMAN PARALAJMËRON: Duhet të konsiderojmë në valën e dytë dhe të tretë të koronavirusit

Prof. Streeck nuk është i bindur për rezultatet e deritanishme në zhvillimin e një vaksine ose ilaçi, prandaj shoqëria duhet të mësojë të jetojë me koronavirusin.

Virologu gjerman Hendrik Streeck beson se do të ketë një valë të dytë dhe të tretë të infeksionit me KOVID-19 dhe se shoqëria duhet të mësojë të jetojë me këtë virus.

Ai thotë se nuk pret zhvillim të shpejtë të vaksinës, as që sheh ndonjë përparim në zhvillimin e vaksinës në të ardhmen e afërt, përkundër faktit se kërkimi për të përfshin një numër të madh njerëzish në botë.

Prof. Streeck nuk është i bindur për rezultatet e deritanishme në zhvillimin e një vaksine ose ilaçi, prandaj shoqëria duhet të mësojë të jetojë me koronavirusin.

“Ne duhet të pajtohemi me këtë dhe të bëjmë sa më shumë që mundemi. Kjo konkretisht  do të thotë që do të kemi lëkundje të vazhdueshme, gjë që vazhdon akoma. Gjithashtu, duhet të kemi gjithmonë në mendje shfaqjen e valëve tjera”, shpjegon një nga virologët kryesorë në Gjermani.