Në Gjermani personat mbi 60 vjeç mund të vaksinohen kundër koronavirusit për herë të katërt. Megjithatë, virologu nga Essenin, Ulf Dittmer, paralajmëron se vaksinimet shumë të shpeshta mund të ndryshojnë sistemin imunitar.
Virologu Prof. Dr. Dittmer këshillon të mos vaksinoheni çdo tre muaj për të shmangur kërkesat për mbajtur maskën ose të testoheni.
“Nëse e përsëritni kaq shpesh vaksinimin, mund të ketë ndryshime në sistemin imunitar”, paralajmëron mjeku në një intervistë për “Kölnische Rundschau”.
Këtë e treguan edhe të dhënat e para. “Mendoj se ka kuptim që të vaksinohen për dimrin e ardhshëm, por jo çdo tre muaj”, thotë Dr. Dittmer.
Për vaksinat e ardhshme kundër koronavirusit, ai rekomandon që pacientët të presin derisa të jenë të disponueshme vaksinat (Pfizer dhe Moderna) që janë përshtatur me variantin omicron.
“Këto janë vaksina bivalente, ato përmbajnë vaksinën e vjetër dhe një variant të përshtatur dhe stimulojnë përgjigje të gjerë imune ndaj të gjitha varianteve të mëparshme. Pra, do të prisja shtatorin ose tetorin që ato vaksina të dilnin në treg dhe më pas do të vaksinoja për sezonin e dimrit”, thekson virologu.
Sipas të dhënave të shkencëtarit, ndryshimet gjenetike në koronavirus janë të vështira për t’u parashikuar.
“Por unë mendoj se teoria se në vjeshtë dhe dimër do të kemi një virus me ashpërsi të ngjashme si varianti delta nuk ka gjasa”, shton Prof. Dr. Dittmer.