
Niveli i lartë i vitaminës D në trup zvogëlon ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë, tregoi hulumtimi i madh i kryer në Harvard – TH Chan School of Public Health.
Shkencëtarët zbuluan se vitamina D siguron rezistencë ndaj tumoreve të stomakut, duke bllokuar kalimin e qelizave kancerogjene, ndërsa më së shumti i mbron gratë. Ata hulumtuan rastet e 5 700 personave të cilët vuanin nga kanceri i zorrës së trashë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropës dhe Azisë, si dhe 7 100 persona të cilët ishin nën kontroll, raporton Daily Mail.
Duke krahasuar të dhënat, personat që merrnin më pak vitaminë D, kishin 31% më shumë gjasa që në pesë vitet e ardhshme të sëmureshin nga një prej tumoreve më të lig.

“Për momentin, agjencitë shëndetësore nuk e rekomandojnë vitaminën D në parandalimin e kancerit të zorrëve, por pas këtij hulumtimi shpresojmë ta përfshijmë edhe atë në rekomandimet”, theksuan hulumtuesit.
Vitamina D e cila është e njohur edhe si vitamina e diellit, trupi e thith atë përmes rrezeve të diellit, por edhe peshku i kaltër është i pasur me këtë lloj vitamine. Në veçanti, salmoni, tuna, skumbri dhe sardelet janë burim i mirë i vitaminës D, gjë që mund të gjendet edhe tek qumështi, lëngu i portokallit, e verdha e vezëve, te mëlçia e viçit, gjalpi…