Vitamina D shoqërohet me rrezikun e diabetit të tipit 2

Nga hulumtime të ndryshme tashmë e dimë se niveli i ulët i vitaminës D në gjak mbart rreziqe të shumta shëndetësore, si dhe, se kjo vitaminë vepron në mënyrë parandaluese në rastet e sëmundjeve të shumta moderne.

Hulumtimi që ka të bëj me nivelin e vitaminës D në gjak tek diabeti i tipit 2, botuar në Universitetin e San Diego, ka treguar një efekt jashtëzakonisht parandalues që kjo vitaminë ka tek kjo sëmundje shumë e përhapur.

Nga hulumtime të ndryshme tashmë e dimë se niveli i ulët i vitaminës D në gjak mbart rreziqe të shumta shëndetësore, si dhe, se kjo vitaminë vepron në mënyrë parandaluese në rastet e sëmundjeve të shumta moderne. Edhe studimet e mëparshme kanë treguar se niveli i mjaftueshëm i vitaminës D shoqërohet me rrezikun e ulët të diabetit, por kjo që është zbuluar nga hulumtimi i ri është pothuajse e pabesueshme.

Me ndjekjen e 900 të anketuarve në hulumtimin i cili përfshiu një periudhë 12-vjeçare, hulumtuesit zbuluan se në afat të gjatë, niveli i mjaftueshëm i vitaminës D shoqërohet me pothuajse 80% më pak raste. Në veçanti, hulumtimi tregoi se në mesin e njerëzve me nivele të vitaminës D mbi 30 ng/ml, diabeti kishte vetëm një e treta e pacientëve, në krahasim me grupin tjetër niveli i vitaminës së të cilëve në gjak ishte nën 30 ng/ml.

Tek njerëzit tek të cilët përqendrimi i vitaminës D ishte mbi 50 ng/ml, kishte pesë herë më pak raste të diabetit, sesa tek ato me përqendrim më të ulët të vitaminës D (20 ng/ml dhe më pak) domethënë 80% më pak.

Edhe pse ky hulumtim paraqet një zbulim të pabesueshëm, duhet të kemi parasysh se niveli i vitaminës D nuk është i vetmi rrezik faktor kur bëhet fjalë për diabetin e tipit 2.