Lodhja në këtë periudhë nuk është një dukuri e rrallë, ndërsa shfaqet si pasojë e organizmit të dobësuar dhe konsumit të dobët të prodhimeve të freskëta të shëndetshme. Mungesa e vitaminës C në trup ndikon negativisht në shfrytëzimin e oksigjenit në qeliza, duke rezultuar kështu me rënien e përqendrimit, gogësima të shpeshta dhe lodhje. Atëherë mund të vij deri te çrregullimi i pasqyrës së gjakut, ky çrregullim manifestohet nëpërmjet përgjumjes, letargjisë, mungesës së energjisë dhe ngathtësi në tërë trupin. Në këtë rast është e nevojshme marrja e hekurit.
Vitaminat në kavanoz rekomandohen për lodhje, shërim pas një sëmundjeje të gjatë, për ata që punojnë punë të rënda fizike, personat që e kanë larguar shpretkën, si dhe për ata që për çfarëdo arsye kanë imunitet të dobët.
Për përgatitjen e vitaminave në kavanoz nevojiten këto artikuj ushqimorë në formën e freskët: 4 copë panxhar i kuq, 4 karrota, 3 molla, 1 selino, 1 limon, lëng i dy limonave dhe 6 lugë mjaltë.
Përgatitja:
Panxharin, mollët, karrotat dhe selinon qërojini, ndërsa limonin vetëm lajeni dhe pastaj të gjithë përbërësit grijini me rende. Shtoni lëngun e limonit dhe mjaltën. Përzijeni dhe vendoseni përzierjen në kavanoza dhe ruani në një vend të ftohtë, më së miri në frigorifer.
Konsumojeni tre herë në ditë, gjysmë ore para ushqimit, nga një lugë.