Vitaminat dhe mineralet te femrat pas të 30-ve

Shtojcat e vitaminave dhe mineraleve në formën e kapsulave, tabletave që treten në ujë ose në formë pluhuri janë një mënyrë e mirë për të forcuar trupin me nutrient të rëndësishëm, të cilat i marrim vetëm përmes ushqimit.

Gratë në të 30-at shpesh përqendrohen në parandalimin e plakjes, ruajtjen e shëndetit gjatë shtatëzanisë, si dhe rritjen e energjisë. Disa vitamina dhe minerale na ndihmojnë të arrijmë qëllimin e dëshiruar, prandaj është mirë të rritet futja e tyre në organizëm.

Vitaminë B9 (acid folik)

Gratë të cilat planifikojnë shtatzani duhet të rrisin marrjen e acidit folik ose vitaminën B9 në organizëm. Të gjitha femrat pas moshës 19 vjeçare, duhet të konsumojnë të paktën 400 mikrogramë acidit folik në baza ditore, ndërsa gratë shtatzëna të paktën 600 mikrogramë.

Vitamina D dhe kalciumi

Pas moshës 30 vjeçare, çdo grua duhet të fillojë të mendojë për parandalimin e sëmundjeve si osteoporoza, e cila i dobëson eshtrat. Prandaj, është e rëndësishme që të filloni në kohë me sasinë e nevojshme të kalciumit. Ekspertët rekomandojnë që, gratë nën moshën 50 vjeçare të konsumojnë 1 000 mg kalcium çdo ditë, ndërsa gratë shtatzëna dhe gjidhënëse duhet të konsumojnë nga 1 200 deri në 1 500 mg të këtij minerali të rëndësishëm. Kalciumi më së shpeshti kombinohet me vitaminë D, i cili rrit absorbimin e tij.

Vitamina A dhe C

Ekzistojnë disa vitamina të cilat e ngadalësojnë procesin e plakjes, por gjithashtu e mbrojnë trupin nga radikalet e lira të cilat kontribuojnë në zhvillimin e sëmundjeve të shumta. Kjo është arsyeja pse ne duhet të marrim të paktën 15 mg vitaminë E çdo ditë, gjë që forcon imunitetin, por gjithashtu ka efekt edhe kundër plakjes. E dobishme është që të merret të paktën 75 mg vitaminë C në ditë, e cila ndihmon në absorbimin e vitaminës E dhe e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Hekuri

Hekuri është mineral i rëndësishëm për shëndetin e femrave, sidomos për ato të moshës mbi 30 vjeçare që kanë gjakderdhje të forta gjatë ciklit mujor ose që janë shtatzëna. Mungesa e hekurit në trup shkakton lodhje, rrit gjasat ndaj infeksioneve dhe e pengon trupin që të ruajë temperaturën normale trupore. Femrat duhet të konsumojnë minimalisht 18 mg hekur në ditë, ndërsa shtatzënat rreth 27 mg. Duhet të theksohet se vitaminat A dhe C e lehtësojnë absorbimin e hekurit në trup, prandaj është mirë të kombinohen me këtë mineral të rëndësishëm.

Magnezi

Keni vazhdimisht ngërçe të muskujve? Shpesh jeni të lodhur? Ndoshta trupit i mungon magneziumi. Ky mineral i rëndësishëm i rregullon kontraksionet e muskujve, rregullon rrahjet e zemrës dhe punën e gjëndrës tiroide. Çdo ditë duhet të futni 350 mg magnez, ndërsa gratë shtatzëna 100 mg më shumë. Mungesa e magnezit në trup shfaqet tek njerëzit që konsumojnë shumë alkool, kafe ose fusin tepër sheqer.