Kur jemi të stresuar, trupi është i angazhuar me tajitjen e sasive të mëdha të hormoneve, si kortizoli dhe adrenalini, të cilat rrisin tensionin e gjakut dhe nxisin energji tek muskujt.
Por, për shkak të këtij aktiviteti të rritur, trupi ka nevojë për më shumë materie ushqyese, sidomos për vitaminat vitale B dhe C.
Rezervat e këtyre dy vitaminave, nën ndikimin e stresit zbrazen me shpejtësi, kështu që duhet t’i kushtohet vëmendje futjes së tyre në trup në sasi sa më të mëdha që të jetë e mundur.
B vitaminat
E lirojnë energjinë nga ushqimi, ndihmojnë në funksionimin e sistemit nervor dhe t’i mbajnë të shëndetshme qelizat e trurit. B vitamina janë të pranishme në shumë ushqime, kështu që me ushqim të shëndetshëm dhe të ekuilibruar është e lehtë që të mbahen rezervat e plota. Prandaj, në menynë ditore rregullisht duhet të ketë mish të kuq, mish pule, peshk, vezë, bishtajore, lajthi, fara, drithëra, oriz integral, produkte të qumështit me pak yndyrë, perime jeshile dhe ekstrakt maje.
Vitamina C
Vitamina C është e nevojshme për forcimin e mekanizmit mbrojtës natyror të organizmit. Sasi të mjaftueshme mund të merren me konsumimin e citruseve, kivit, papajës, domates, specave dhe perimeve me gjethe jeshile. Për fat të keq, kjo vitaminë shkatërrohet shumë lehtë nga trajtimi me nxehtësi, prandaj produktet që përmbajnë këtë vitaminë konsumoni të freskëta ose të gatuara në avull.