Pas një periudhe të gjatë të temperaturave të larta të verës, vjeshta tashmë sjell rënien e temperaturave. Zakonisht për këtë periudhë të vitit karakteristike janë dallimet e temperaturës midis vlerave ditore dhe natës, gjë që është periudha “ideale” e infeksioneve dhe inflamacioneve të ndryshme.
Ja cilat probleme shëndetësore na kërcënojnë në vjeshtë
Problemet me organet e frymëmarrjes
Rezistenca natyrale e organizmit në hap me temperaturat është zvogëluar ndjeshëm, ndëra me këtë rritet prirja ndaj infeksioneve akute të organeve respiratore përbërese të sipërme. Deri te incidenca e madhe e sëmundjeve, gjithashtu kontribuon edhe qëndrimi i gjatë me më shumë njerëz në ambiente të mbyllura, të cilat nuk janë të ajrosura mjaftueshëm me ajër të thatë dhe të nxehtë, si kopshtet, shkollat, zyrat e punës… Për fat të mirë, shumica e infeksioneve respiratore të sipërme janë të lehta dhe nuk kërkojnë trajtim serioz dhe afatgjatë.
Gripi dhe ftohjet
Muajt e vjeshtës me pak orë me diell dhe shumë me shi e mjegulla, janë të përshtatshme për zhvillimin e ftohjeve dhe viruseve, por megjithëse mjekët si formë më të mirë të parandalimit e rekomandojnë vaksinën, ekzistonjnë edhe të tjerë parandalues. Dilni në ajër të pastër për të shmangur bakteret që gjenden në ambientet e mbyllura. Lani duart dhe përdorni sapun antibakterial. Futni vitamina, sidomos A, C dhe E, të cilët janë aleatë të imunitetit.
Ulçera në stomak
Besoni ose jo, problemet gastrike mund të kenë të bëjnë me ndryshimet klimatike. Pas një studimi në të cilin u përfshin 26 000 pacientë, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se ata zakonisht paraqiten tek mjeku pikërisht në vjeshtë.
Dhimbje të nyjeve
Megjithëse nuk është vërtetuar, shumica në vjeshtë ankohen për dhimbje të nyjeve, ndërsa supozohet se kjo gjë është si pasojë e ndryshimit të presionit atmosferik, kështu që rënia e menjëhershme e temperaturave mund të shkaktojë dhimbje në nyje.