Vlerat e reja të tensionit të gjakut

Në Kongresin e fundit të Shoqatës Amerikane të Kardiologjisë u prezantuan udhëzimet për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e hipertensionit arterial.

Në këto udhëzime të reja rekomandohen vlerat e reja objektive të tensionit të gjakut prej 130/80 mmHg. Sipas udhëzimeve të vjetra, vlera e tensionit të gjakut ishin 140/90 mmHg. Vlera normale e tensionit sistolik të gjakut mbetet deri në 120 mmHg. Tensioni i gjakut nga 130/80 në 139/89 mmHg klasifikohet si shkalla 1 e hipertensionit arterial. Tensioni i gjakut 140/90 mmHg dhe më tepër, konsiderohet si shkalla 2 e hipertensionit arterial.

Vlerat e reja të rekomanduara të tensionit të gjakut kanë ndikim në trajtimin e kësaj sëmundjeje. Për shkak të vlerave të reja më të ulta të tensionit të gjakut, do të ketë prevalencë në rritje të hipertensionit arterial në popullatën e përgjithshme për më shumë se 10%.

Ndikimi i udhëzimeve të reja për parandalimin, diagnostifikimin dhe trajtimin e hipertensionit arterial, kishin rezultatet e studimit SPRINT në të cilin vlera e synuar e tensionit sistolik të gjakut ishte deri në 120 mmHg. Rezultatet e studimit SPRINT treguan zvogëlimin e rrezikut të sulmit në zemër, goditjes në tru ose vdekjes së pacientëve të moshuar me rrezik të lartë. Për shkallën 1 të hipertensionit arterial, rekomandohen masa jo-farmakologjike. Tek këta njerëz është e nevojshme ndryshimi i zakoneve të këqija të jetës. Megjithatë, tek pacientët me vlera të tilla të tensionit të gjakut dhe me rrezik  kardiovaskular 10-vjeçar më i madh se 10%, është e nevojshme terapia me medikamente. Për pacientët me hipertension arterial të shkallës 2 rekomandohet terapia me barna. Personat që e kanë tensionin e gjakut prej 120-129 mmHg, nuk kanë asnjë indikacion për trajtim me barna, por duhet vetëm të ndryshojnë stilin e jetesës.

Tani për tani, çështja mbetet e hapur, se kur dhe nëse këto udhëzime do të pranohen dhe rekomandohen nga Shoqata Evropiane e Kardiologjisë.

Ndryshimi nënkupton zvogëlimin e peshës trupore, ushqimin dietik, reduktimin e marrjes së kripës në baza ditore, aktivitetin e rregullt fizik dhe reduktimin e konsumit të alkoolit.