Sipas vlerësimeve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit, niveli mesatar i vdekshmërisë së pacientëve me COVID-19 është 0.6 përqind. Kjo e bën koronavirusin e ri gjashtë herë më vdekjeprurës, sesa gripi sezonal. Sipas fjalëve të epidemiologut Dr. Maria Van Kerkhov, “ndoshta nuk duket si shifër e madhe, por gjithsesi është shkallë e lartë e vdekshmërisë sepse vret një në 167 pacientë”.
Të dhënat zyrtare tregojnë se që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, 700 000 njerëz kanë vdekur nga 18.200 milion, por sipas vlerësimeve, ai numër është shumë më i lartë, pra rreth 115 milion, në këtë rast niveli i vdekshmërisë është 0.6 përqind.
Për ekspertët është sfidë e madhe që ekspertët të vlerësojnë shkallën e vdekshmërisë së koronavirusit të ri, pasi është e sigurt që sëmundja nuk është provuar te të gjithë personat e infektuar, që do të thotë se jo të gjitha vdekjet nga COVID-19 janë regjistruar.
Organizata Botërore e Shëndetit bazon vlerësimin e saj të vdekshmërisë prej 0.6 përqind në vlerësimin prej 115 milion të infektuarve, si dhe raste vdekjesh te 700 000 persona.