VUANI NGA DHIMBJET E KOKËS PAS KORONAVIRUSIT? Pse ndodh dhe sa zgjat

Shumëkush lufton me pasojat e kësaj sëmundjeje në jetën e përditshme.

Ndoshta pavarësisht të gjitha simptomave të COVID-19 nuk i kushtoni vëmendje dhimbjes së kokës, por nëse ajo nuk largohet kur sëmundja mbaron, atëherë bëhet fjalë për një problem të madh. Dr. Amesh Adalja, ekspert i sëmundjeve infektive, thekson se dhimbjet e kokës zakonisht zgjasin disa ditë kur një person është i sëmurë, por pse kjo dhimbje mund të jetë e pranishme me javë apo edhe muaj pas përfundimit të sëmundjes?

CILA ËSHTË FORMA E KOKËDHIMBJEVE POST-COVID DHE A SHFAQEN SHPESH?

Niveli i dhimbjes ndryshon nga njeri individ tek tjetri dhe sëmundjet virale shpesh shkaktojnë sulme të migrenës tek njerëzit që normalisht i kanë ato, shpjegon Dr. Adalja. Njerëzit që nuk kanë shpesh dhimbje koke të forta si migrena, shpesh si pasojë e sëmundjes shfaqet dhimbje koke në zonën e sinuseve, si dhe kokëdhimbje të forta. Nuk është plotësisht e qartë se sa shpesh ndodh dhe pse tek njerëzit që janë shëruar nga infeksioni.

Shumica e pacientëve do të kenë dhimbje koke në fazën akute të sëmundjes, që do të thotë gjatë periudhës kur sëmundja është në kulmin e saj, ndërsa kjo është e zakonshme edhe te sëmundjet virale, kur dhimbjet në trup ose në kokë janë të zakonshme, thotë Dr. Amit Sadçev.

Një studim i vitit të kaluar tregoi disa gjëra interesante. Të dhënat u mblodhën nga 200 njerëz që kishin sëmundjen dhe të cilët përshkruan simptomat e tyre pasi infeksioni ishte pastruar, ose 4 javë pas rezultatit pozitiv të testit ose 4 javë pas daljes nga spitali. Rreth 65 për qind e të anketuarve raportuan dhimbjen e kokës si simptomë pas sëmundjes, menjëherë pas lodhjes.

PSE COVIDI SHKAKTON DHIMBJE KOKE?

Me pak fjalë – askush nuk e di. Kështu thotë Dr. Sadçev, por ekspertët kanë disa teori. Njëra është se ato dhimbje koke mund të jenë thjesht tregues i asaj që trupi ynë ka kaluar në ditët ose javët e fundit.

“Mund të jetë mungesa e gjumit ose dehidratimi”, thekson Dr Clifford Siegel, neurolog. Shkak mund të jenë edhe qetësuesit që merren në sasi më të mëdha. Mund të kthehet në një rreth vicioz ku dëshironi të ndaloni dhimbjen, ndërsa shkaktoni më shumë.

Çfarë ndodh me ata që luftojnë me dhimbjet e kokës edhe disa javë pas përfundimit të sëmundjes?

Në hulumtimin e fundit mbi këtë temë, autorët shkruan se kjo simptomë mund të zhvillohet tek njerëzit që kanë predispozitë gjenetike për dhimbje koke ose migrenë për shkak të aktivizimit të sistemit trigeminovaskular, i cili luan rol kyç në nxitjen e dhimbjes së kokës. Ata gjithashtu besojnë se virusi mund ta vendos sistemin imunitar në gjendje tensioni të vazhdueshëm, i cili mund të shkaktojë dhimbje koke.

A JANË KOKËDHIMBJET SIMPTOMË E KOVIDIT AFATGJATË?

Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht, por dikush mund të ketë simptoma që zgjasin deri në 4 javë pas diagnozës që të jetë fjala për COVID-in afatgjatë. Gjithashtu, ka shumë shkaqe të dhimbjes së kokës që duhen hetuar dhe dhimbja e kokës nuk është një simptomë e zakonshme e Covid-it të zgjatur dhe as nuk shkaktohet nga ndonjë virus.

Nëse dhimbja e kokës sundon jetën tuaj të përditshme, duhet të kërkoni patjetër shkakun. Arsyet mund të jenë të ndryshme, nga uria, pagjumësia, dehidratimi, stresi, ushqimi i keq… cilado qoftë arsyeja, ju meritoni të gjeni lehtësim.