Problemet që shkaktohen nga hemorroidet janë kruarje, dhimbje në zonën e anusit, gjakderdhje dhe janë shumë të bezdisshme. Hemorroidet shfaqen si pasojë e shumë faktorëve, duke përfshirë mungesën e aktivitetit fizik dhe të ushqyerit joadekuat. Megjithëse nuk konsiderohen si probleme serioze shëndetësore, ato mund të ndikojnë në cilësinë e jetës.
Simptomat e hemorroideve zakonisht nuk janë intensive dhe largohen brenda pak ditësh. Megjithatë, në mënyrë që të mos irritoni shfaqjen e dhimbjes së hemorroideve, rekomandohet ushqim i lehtë dhe i pasur me fibra dietike, antioksidantë dhe me lëngje të mjaftueshme.
Ushqimet të cilat preferohet të shmangen janë: mishi i kuq, produktet e mishit, prodhimet industriale, kafja dhe alkooli. Gjithashtu duhet të shmangni erëzat djegëse dhe çokollatën, ushqimin e preferuar për shumicën e njerëzve.
Largoni ushqimet me aromë dhe shmangni erëzat e forta (chili, piper i zi, kerri, shafran), pasi ato mund t’i përkeqësojnë simptomat. Në ushqim shtoni fibra dietike, krunde, fruta dhe perime të freskëta. Veçanërisht rekomandohet molla, dardha, brokoli, bishtajoret, fara liri dhe drithërat.
Definitivisht harrojeni çokollatën, sepse njihet si shkaktar i shfaqjes së hemorroideve, ashtu si alkooli, sidomos vera e zezë.
Këshillë: Është e rëndësishme që pas çdo vakti të bëni një pushim prej katër orësh në mënyrë që ushqimi të mund të tretet. Pini shumë ujë, të paktën një litër e gjysëm në ditë.