Problemi më i zakonshëm janë gazrat, ndërsa simptomat janë ngërçet dhe dhimbjet e stomaku. Profesionistët pretendojnë se xhenxhefili mund të përshpejtojë zbrazjen dhe të lehtësojë shqetësimet në stomak, duke përfshirë ngërçet dhe gazrat.
Studimet tregojnë se tretja përshpejtohet deri në 50 përqind, nëse merrni xhenxhefili para ushqimit – vetëm 1 gram xhenxhefil mund të ndihmojë gjatë nauzesë.
Por ajo që duhet të dini është se, nuk duhet ta teproni me xhenxhefilin, doza ditore nuk duhet të kalojë 4 gram. Nëse e thyeni këtë rregull, mund të keni diarre ose të ndjeni aciditet dhe djegie në zgavrën e gojës.
Për stomak më të vogël, xhenxhefili duhet të konsumohet me probiotikë, ndërsa nevojë të rregullt do të siguroni nëse shtoni edhe fibra tek të ushqyerit.
Kombinimi i ecjes së shpejtë (tre deri katër herë në javë për gjysmë ore) dhe ky regjim i të ushqyerit do t’ju ndihmojë të rregulloni tretjen dhe të shmangni gazrat.