Të gjithë jemi të prirur ndaj zakoneve të ndryshme, disa prej tyre janë jo të shëndetshme, kështu që shumë lehtë dhe në mënyrë të pa vetëdijeshme mund të dëmtohet shëndeti. Sipas gjetjeve të profesionistëve, ushqimin e shëndetshëm dhe të duhur duhet t’a ndjekin edhe zakonet e shëndetshme. Këto janë disa zakone jo të shëndetshme të cilat duhet t’i harroni, ndërsa shumica e njerëzve i bëjnë pas vaktit kryesor, drekës. Por, të njëjtat vlejnë edhe për vaktet tjera gjatë ditës.
Konsumimi i frutave
Frutat janë një vakt i mirë ose pjesë e një vakti, pasiqë vetëm atëherë ato kanë efekt të dobishëm në organizëm. Nëse i konsumoni pas ushqimit, organizmi shumë më vështirë do ta tretet ushqimin që keni ngrënë.
Pirja e çajit
Taninet e çajit e pengojnë absorbimin e hekurit në organizëm dhe në këtë mënyrë e parandalojnë shfrytëzimin maksimal të tij. Gjithashtu mund të ndikojë në rënien e nivelit të taninës. Ky zakon i keq mund të shkaktojë lodhje, marramendje dhe dobësi të trupit.
Pirja e lëngjeve
Flluskat e lëngjeve të gazuara nuk do të bëjnë më të lehtë punën e lukthit. Lëngu do t’i hollojë lëngjet e lukthit dhe do të ngadalësojë tretjen e ushqimit. Ekspertët theksojnë se, mund të konsumohet çfarëdo lëngu, por vetëm pas gjysëm ore pas ushqimit.
Cigaret
Pirja e duhanit nuk bën pjesë në shprehitë e shëndetshme, por veçanërisht e dëmshme është nëse pini cigare menjëherë pas ushqimit, sepse në këtë mënyrë organizmit i merret sasia e oksigjenit që është i nevojshëm për tretje.
Gjumi
Lëreni anësh gjumin e pasdites, pasiqë disa artikuj ushqimorë kanë nevojë për më shumë aktivitet për t’u tretur. Gjumi vetëm do ta ngadalësojë procesin.