Filloni të ushtroni rregullisht. Stërvitja e përmirëson qarkullimin e gjakut, por me këtë transmeton edhe lëndët ushqyese në lëkurën e fytyrës. Të pasuruar me përbërës cilësor dhe ushqyese, lëkura më lehtë do t’i rezistojë efekteve të dëmshme të mjedisit dhe do të rigjenerohet më shpejt, ndërsa në këtë mënyrë do të ngadalësojë edhe procesin e plakjes.
Ndaloni pirjen e duhanit! Nëse doni që lëkura juaj të mbetet e re, ndaloni menjëherë me pirjen e duhanit. Domethënë, pirja e duhanit gjeneron shumë radikale të lira dhe kështu e përshpejton procesin e plakjes së lëkurës. Alkooli dhe cigaret e përshpejtojnë plakjen e lëkurës deri në 20%.
Flini gjumë sa herë që të mundeni! Gjumi jo i mjaftueshëm është një tjetër faktor që kontribuon në plakjen e parakohshme të lëkurës. Gjumi është i domosdoshëm për organizmin, sepse vetëm në këtë gjendje hormonet e stresit bien në pikën më të ulët, gjë që mundëson që qeliza të shërohen nga stresi kimik dhe mekanik. Nëse nuk fleni, niveli i stresit do të mbetet i lartë, kështu që gjëndrat mbiveshkore do të sekretojnë më shumë nga hormoni i stresit – kortizol, i cili është i dëmshëm për çehren.
Lejoni vetes momente relaksuese. Stresi është një nga shkaqet kryesore të plakjes së parakohshme. Për shkak të ritmit të jetës ne nuk mund ta shmangim atë, por ne mund ta zvogëlojmë atë. Çdo ditë, mundësoni vetes momente relaksimi, duke ndarë kështu një orë për veten tuaj. Meditoni, bëni ushtrime për frymëmarrjen, lexoni një libër, shkoni për masazh ose ndonjë trajtim kozmetik… çfarëdo gjëje që do t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe të ndiheni të lumtur.
Mos harroni të buzëqeshni. Qeshja e largon stresin dhe efektet e tij, fut sasi më të madhe të oksigjenit në trup dhe në tru, përmirëson qarkullimin, prodhon hormonin e lumturisë, na bën më të shëndetshëm, më të lumtur, më të bukur…