ZBULIM BEFASUES: Kanceri i gjirit përhapet më së shumti gjatë kohës së gjumit

Të dhënat e reja tregojnë nevojën e administrimit të terapisë duke respektuar ritmin cirkadian.

Hulumtimet e reja tregojnë se përhapja metastatike e kancerit të gjirit ndodh kryesisht gjatë kohës së gjumit, një zbulim që studiuesit e quajtën të habitshme dhe të papritur.

“Kjo nuk dihej deri më tani, ne ishim të befasuar – tha për Medscape Medical News Dr. Nikola Acheto, profesor i onkologjisë molekulare nga Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë (ETH) në Cyrih. Gjetjet mbartin implikime të mundshme për kohën e biopsisë dhe trajtimin e kancereve të prirur për metastazë, thonë autorët e studimit, të botuar në revistën Nature.

FAZA E PUSHIMIT

Dr. Acheto dhe kolegët e tij mblodhën mostra gjaku nga 30 gra me kancer gjiri në orën 4 dhe 10 të mëngjesit – domethënë në fazën e pushimit dhe atë aktive. Ata vunë re se më shumë se 78 përqind e qelizave të tumorit qarkullues ishin nga mostrat e marra gjatë fazës së pushimit. Ata zbuluan gjithashtu se qelizat qarkulluese të tumorit të krijuara gjatë natës ndahen më shpejt dhe për këtë arsye kanë një potencial më të madh për të metastazuar sesa ato të gjeneruara gjatë ditës që janë “të privuara nga aftësitë metastatike”, thonë autorët.

Ekipi, gjithashtu vuri re se hormonet kryesore të ritmit cirkadian (të tilla si melatonin, testosteroni dhe glukokortikoidet) rregullojnë gjenerimin e qelizave tumorale qarkulluese dhe insulina nxit përhapjen e qelizave tumorale në një mënyrë të varur nga koha, duke sugjeruar duke sugjeruar “nevojën për qasje të kontrolluara nga koha për karakterizimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit”, shkruajnë autorët.

Kjo do të thotë që klinicistët mund të kenë nevojë të ndërgjegjësohen më shumë se kur duhet të aplikojnë trajtime të caktuara, por do të nevojiten prova të mëdha klinike përpara se çdo shqyrtim i ritmeve cirkadiane të mund të përfshihet në praktikën standarde të trajtimit. Është gjithashtu e paqartë nëse ky zbulim vlen për llojet e tjera të tumoreve.