Në fillim të pandemisë me koronavirusin e ri, shkencëtarët hulumtuan pse gratë sëmuren më pak sesa burrat dhe theksuan se ato në të vërtetë mbrohen nga estrogjeni.
Tani, hulumtimi i fundit ka zbuluar se gratë pas menopauzës janë në rrezik më të madh të zhvillimit të simptomave të rënda të COVID-19, ndërsa e gjitha kjo përsëri është e lidhur me estrogjenin.
Shkencëtarët nga King’s College London pretendojnë se sekretimi i estrogjenit siguron mbrojtje më të madhe kundër koronavirusit.
Për të zbuluar këtë, studiuesit analizuan të dhëna nga 600 000 gra që përdorën një aplikim special, Covid Symptom Study. Ata e përdorën aplikacionin për të informuar studiuesit çdo ditë se si ndjeheshin dhe zbuluan se gratë pas menopauzës kishin një rrezik prej 22 përqind më të lartë të shfaqjes së simptomave të rënda, sesa gratë që vazhduan të kishin cikël të rregullt menstrual.
Studimi zbuloi gjithashtu se gratë pas menopauzës kishin më shumë të ngjarë të qëndronin në spital dhe kishin nevojë për mbështetje respiratore.
Gratë në menopauzën e hershme, nga ana tjetër, kanë më pak të ngjarë të zhvillojnë koronavirus, si dhe ato në terapi kontraceptive kombinuese që përmbajnë estrogjen.
Estrogjeni është hormon seksual që është përgjegjës për zhvillimin dhe rregullimin e sistemit riprodhues të femrës. Nivelet e estrogjenit të femra bien gjatë menopauzës dhe mund të ndikojnë në funksionimin e trupit dhe madje edhe sistemin imunitar.