Zbulimi i rastësishëm i tabletave ngjyrë të kaltër për potencë

Me ndryshimin e mënyrës së jetesës, siç është aktiviteti më i madh fizik, uljen e peshës trupore, zvogëlimin e nivelit të stresit mund të vjen deri te jeta më e mirë seksuale. Por praktika ka treguar se për shumicën e meshkujve kjo nuk është e mjaftueshme. Për këto arsye, u krijua tableta ngjyrë blu me formë katrore - Sildenafil citrate.

Disfunksionimi erektil ose impotenca është gjendje e cila gjithnjë e më shumë i prek meshkujt në botë. Kjo gjendje paraqet pamundësin e mashkullit për të arritur ose për të mbajtur ereksionin për një kohë të gjatë në mënyrë që të ketë marrëdhënie seksuale në mënyrë të përshtatshme. Studimet epidemiologjike të kohëve të fundit kanë treguar se 10% e meshkujve që janë midis moshë 40 dhe 70 vjeçare vuajnë nga disfunksionimi i përgjithshëm erektil, por pothuajse 25% e meshkujve kanë pasur ndryshime të lehta të impotencës. Megjithatë, duke pasur parasysh mënyrën e shpejtë të jetesës, gjithnjë e më shumë shfaqet edhe tek të rinjtë, madje edhe në të 20-at. Meshkujt shpesh e kanë të vështirë dhe degraduese që të flasin me mjekun për problemin e tyre dhe të kërkojnë ndihmë, gjë që më pas ndikon jo vetëm në mardhënien e tyre, por edhe vetëbesimin e tyre dhe statusin emocional.

Me ndryshimin e mënyrës së jetesës, siç është aktiviteti më i madh fizik, uljen e peshës trupore, zvogëlimin e nivelit të stresit mund të vjen deri te jeta më e mirë seksuale. Por praktika ka treguar se për shumicën e meshkujve kjo nuk është e mjaftueshme. Për këto arsye, u krijua tableta ngjyrë blu me formë katrore – Sildenafil citrate.

Historia e trazuar e tabletës njyrë blu filloi krejt rastësisht. Në vitin 1985, Dr. Albert Wood dhe Peter Dunn dhe punonjësit tjerë në kompaninë Pfizer, as që e kishin menduar se nëpërmjet sintetizimit të sildenafil citrate, impotenca do të ishte indikacion i aplikimit të tij.

Qëllimi i këtyre hulumtuesve ishte të sintetizonin substancën që do të shkaktonte zgjerimin e enëve të gjakut dhe që do të përdorej për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, siç është tensioni i lartë i gjakut dhe angina pectoris.

Plani ishte që molekula kryesore të vepronte si frenues i enzimës fosfodiesterase të tipit 5 (PDE) që gjendet në muret e enëve të gjakut dhe rrit vasodilatimin të ndërmjetësuar nga monoksidi i azotit. Nga qindra molekula të ekzaminuara, njëra u veçua si premtuese. U emërtua viagra dhe në vitin 1991 filluan ekzaminimet klinike.

Në fazën e parë të ekzaminimeve klinike të kryera në vullnetarë të shëndetshëm, u testua siguria e ilaçit dhe metabolizmi i tij në organizëm. Ilaçi doli i sigurt, por u shfaq një efekt anësor i pazakontë, frekuencë më e madhe e ereksionit. Gjithashtu, u provua edhe efekti i dobët ndaj angina pectoris.

Gjatë fazës së dytë të studimeve klinike, të anketuarit raportuan më shumë efekte anësore, ndërsa efekt gjithnjë e më të ulët ndaj angina pectoris. Shkencëtarët arritën në përfundim se ata nuk do të arrinin shumë nëse angina trajtohej me sildenafil citrate, për këtë arsye u kthyen nga indikacioni potencial fitimprurës – impotenca.

Në vitin 1993, filloi hulumtimi i sildenafil citratit ekskluzivisht si ilaç për trajtimin e disfunksionit erektil. Shkencëtari Chris Wyman krijoi modelin e njeriut në laborator, kështu që në disa tuba testimi të mbushura me tretës inert, vendosi indet penile të shkaktuar nga të anketuarit me impotencë.

Për të imituar proceset fiziologjike që ndodhin gjatë eksitimit seksual, çdo mostër indore ishte e lidhur me burimin e rrymës elektrike. Kur impulsi elektrik u lëshua përmes këtij indi në tretësirën inerte, asgjë nuk ndodhi. Por, me shtimin e sildenafil citratit tek tretësi dhe ridërgimin e impulsit elektrik, erdhi deri te relaksimi i mureve të enëve të gjakut (vasodilatimi), gjë që në kushte fiziologjike ndodh gjatë ereksionit Ky dhe testimet tjera që pasuan, treguan se kjo substancë e rrit disfunksionim erektil tek meshkujt që kanë humbur aftësinë për të nxitur dhe për të mbajtur ereksionin.

Hulumtimet e mëposhtme përfshinin rreth 3,000 të anketuar të moshës nga 19 deri në 87 vjeç, dhe u punua në 21 institucione të ndryshme, ndërsa të anketuarit dhe mjekët nuk e dinin nëse ata përdornin placebo ose ilaç.

Studimet klinike kanë treguar se ilaçi është efektive dhe i sigurt për përdorim, ndërsa efektet anësore kanë qenë të lehta. Ilaçi nuk rekomandohej për përdorim vetëm për meshkujt që kishin sëmundje të zemrës.

Më 27 mars 1998, Agjencioni për Ushqim dhe Barna (FDA) e miratoi prodhimin dhe shpërndarjen e sildenafil citratit. Vetëm në javët e para pas lëshimit të ilaçit, u dhanë rreth tre milionë receta mjeksore, ndërsa vitin e parë u prodhuan rreth një ton tableta ngjyrë blu.