T-limfocitet ose T qelizat së bashku me B limfocitet janë qeliza me imunitet të fituar. Ato aktivizohen nga kontakti me antigjenin e tyre, molekulë që stimulon prodhimin e antitrupave, gjegjësisht reagim imunologjik në organizëm, dhe kryejnë një gamë të gjerë funksionesh që përfshijnë imunitetin qelizor dhe rregullojnë reagimin imunitar të organizmit.
Në ekzaminimin e ri klinik, të zhvilluar nga shkencëtarët nga tre qendra prestigjioze mjekësore në Britaninë e Madhe, do të vlerësohet efekti i proteinës “interleukin 7”, e cila rrit numrin e T-qelizave dhe mund të ndihmojë pacientin të shërohet.
Ata ekzaminuan gjakun e 60 pacientëve me koronavirusin e ri dhe gjetën rënie të madhe në qelizave T.
Profesori Adrian Hayday nga Instituti Creek, thotë se ai dhe kolegët ishin shumë të befasuar kur panë se çfarë po ndodhte me qelizat e imunitetit të fituar.
“Ata po përpiqen të mbrojnë organizmin, por duket se virusi po punon për t’i parandaluar ato, sepse numri i tyre është zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme. Në mikrolitër (0.001 ml) të gjakut të shëndetshëm ka midis 2 000 dhe 4 000 T qeliza. Në mesin e pacientëve me COVID-19 që kemi testuar, ishin të pranishme midis 200 dhe 1 200 T limfocite”, thekson Prof. Heidegger.
Studiuesit thanë se zbulimi mund të hapë rrugën për testin për përcaktimin e nivelit të qelizave T në gjak, i cili mund të japë indikacione të hershme se cili pacient do të zhvillojë një formë të rëndë të sëmundjes.
Rezultatet sugjerojnë gjithashtu se trajtimi specifik mund të parandalojë rënien e numrit të qelizave të sistemit imunitar.
Manu Shankar-Harry, këshilltar në Njësinë e kujdesit intensiv në spitalin Guy’s and St Thomas, tha se rreth 70 përqind e pacientëve në atë repart kishin midis 400 dhe 800 limfocite për mililitër gjaku kur ishin shtruar në spital për shkak të COVID-19. Sapo ata fillojnë të shërohen, nivelet e limfociteve fillojnë të rriten, shtoi ai.
Interleukin 7 tashmë është testuar në një grup të vogël pacientësh me sepsë dhe është treguar se rrit nivelin e gjakut në këto qeliza.
Si pjesë e këtij studimi, shkencëtarët do t’u japin pacientëve me numër të ulët të limfociteve, interleukin 7, të cilët kanë qëndruar në njësinë e kujdesit intensiv për më shumë se tre ditë.
“Shpresojmë që pasi të rritet numri i këtyre qelizave, gjendja e përgjithshme e pacientëve do të përmirësohet. Si mjek i njësisë së kujdesit intensiv, unë kujdesem çdo ditë për pacientët me shëndet shumë të dobët, kjo është arsyeja pse suksesi i trajtimit të tillë do të ishte shumë inkurajues”, tha Dr. Shankar-Harry.