Zbulohen disa nga arsyet pse gratë nuk mund të mbesin shtatzënë

Profesionistët nga klinika amerikane Mayo janë marrë me probleme të cilat potencialisht mund të shkaktojnë infertilitetit femëror.

Hulumtuesit menjëherë arritën në përfundimin e parë – gratë që bëjnë punë të rëndë fizike kanë 15 përqind më pak gjasa të mbesin shtatëzënë. Ekzistojnë edhe disa zakone që, ata pretendojnë, se ndikojnë mbi infertilitetin.

Kilogramët e tepërt

Gratë të cilat luftojnë me mbipeshën kanë nevojë për gati 60 përqind më shumë kohë për të mbetur shtatzënë, sesa gratë me peshë standarde trupore.

Stresi

Gratë që janë të ekspozuara çdo ditë ndaj situatave stresuese, kanë rrezik pothuajse dyfish më të lartë të infertilitetit. Profesionistët në këto raste rekomandojnë yoga ose meditim.

Smartfonat

Janë burim i rrezatimit, gjë që tek meshkujt pretendohet se e dëmton aftësinë e spermës për të fekonduar qelizën vezë.

Shumë seks

Edhe pse gjatë ditëve pjellore gratë kanë dëshirë të shtuar për seks, nuk rekomandohet që të kryejnë mardhënie çdo ditë.

Cigaret

Dihet që pirja e duhanit ka efekt të dëmshëm mbi shëndetin, sidomos në organet seksuale të femrave. Pothuajse 13% të rasteve të infertilitetit kanë të bëjnë me këtë problem.