Zbulohet nënvariant i ri i COVID-19 në të paktën 24 vende: Arkturus shkakton probleme me sytë tek fëmijët

Në të paktën 24 vende të botës është konfirmuar nënvarianti i Arkturit. Bëhet fjalë për një subvariant të omicronit, i cili është disi më ngjitës dhe përgjithësisht nuk shkakton pasoja të rënda, dhe ajo që mund të jetë karakteristike në krahasim me të mëparshmet është se shoqërohet me inflamacion të konjuktivës së syrit, dhe më shpesh tek fëmijët.

Sytë e kuq dhe kruarje te pacientët e rinj janë simptomat e variantit të ri të omicron

Nënvarianti i fundit i omicron – arcturus (HBB.1.16) ka shkaktuar një rritje të madhe të numrit të infeksioneve në Indi. Sipas hulumtimeve, ai mund të jetë më ngjitës se nënvarianti i fundit, dhe më e rëndësishmja, ende nuk është provuar të jetë më vdekjeprurës se llojet e tjera. Në Indi, Ministria e Shëndetësisë raportoi 40,215 raste aktive Covid më 12 Prill, një rritje prej 3,122 në vetëm një ditë.

Në të paktën 24 vende të botës është konfirmuar nënvarianti Arktur. Është një subvariant i omikronit, i cili është disi më ngjitës dhe përgjithësisht nuk shkakton pasoja të rënda dhe ajo që mund të jetë karakteristike në krahasim me të mëparshmet është se shoqërohet me inflamacion të konjunktivës së syrit dhe më shpesh tek fëmijët.

Për shkak të kësaj, në disa vende është sjellur detyrimi për mbajtjen e maskave, gjendja e gatishmërisë në spitale dhe rritja e prodhimit të vaksinave.

Simptoma të ndryshme

Simptoma të reja të shkaktuara nga ky virus janë konjunktiviti, skuqja e syve dhe kruarje tek pacientët e rinj.

Dr. Metju Biniker, drejtor i laboratorit të virologjisë klinike  Majo, tha se simptomat e reja të shkaktuara nga ky virus janë konjunktiviti, skuqja e syve dhe kruarje te pacientët e rinj.

“Variantet e reja vijnë e shkojnë. “Ne po shohim rritje të shkallës së transmetimit, pra nivele më të larta të infektimit me variantet e fundit të COVID-19, por në përgjithësi, ato priren të shkaktojnë sëmundje më pak të rënda tek individët, gjë që është një lajm i mirë”, shpjegon Dr. Biniker. “Kjo ka të ngjarë për shkak të një kombinimi faktorësh, duke përfshirë normat më të larta të vaksinimit, normat më të larta të imunitetit nga infeksionet e mëparshme dhe patogjenë më të ulët të varianteve të fundit.” Megjithëse nivelet e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara janë relativisht të ulëta, ekspertët e shëndetit rekomandojnë që njerëzit të qëndrojnë vigjilentë gjatë përdorimit të këtyre masave parandaluese:

  • Lani duart shpesh;
  • Shmangni kontaktin e ngushtë me njerëz të sëmurë;
  • Qëndroni në shtëpi nëse ndiheni të sëmurë ose keni ndonjë simptomë të COVID-19.

Përktheu dhe përshtati:S.N