Nëse jetoni në një qytet më të madh, me industri të zhvilluar, ju e dini shumë mirë se ajri që thithni është më i ndotur dhe se më shumë njerëz nga mjedisi ku jetoni, sidomos fëmijët vuajnë nga astma kronike ose bronkiti. Kur ecni nëpër rrugët e qytetit tuaj, ajri i ndotur e irriton hundën, fytin dhe mushkëritë, shkakton inflamacion, hap rrugën e viruseve dhe baktereve të ndryshme, organizmi është më i dobët dhe i ekspozuar ndaj sëmundjeve. Dëm më të madh të rrugëve të frymëmarrjes, sigurisht, shkakton smogu, me plot grimca të imta që emetohen nga gazrat e makinave dhe të cilat i thithni sapo të dilni jashtë.
Prandaj, gjithnjë e më shumë e pyesni vete se përveç maskave, a ekziston ndonjë mënyrë tjetër për ta mbrojtur veten nga smogu ose të paktën zbutni efektet negative?
Nutricionistja e famshme italiane Diana Skatoza pretendon se kundër pasojave negative të ajrit të ndotur ju mund të mbroheni edhe nëpërmjet të ushqyerit të duhur, të pasur me ushqime të cilat i mbrojnë mushkëritë. Këto bëjnë pjesë: lakra, brokoli, karrota, portokalli, molla, peshku, sidomos salmoni, drithërat integrale dhe probiotikët, të cilat parandalojnë inflamacionin e hundës, fytit dhe bronkitit, forcojnë sistemin imunitar dhe e bëjnë organizmin më rezistent.
- Salmon si burim jashtëzakonisht i pasur me acide yndyrore omega 3 dhe proteina, e qetëson inflamacionin dhe stimulon prodhimin e antitrupave.
- Lakra bën pjesë në grupin e perimeve që përmbajnë izotiocianate, substanca kimike që e reduktojnë efektin kancerogjen të smogut.
- Molla është e pasur me antioksidante nga familja e flavonoideve, të cilat reduktojnë inflamacionin dhe stimulojnë sistemin imunitar.
- Probiotikët krijojnë një balancë bakteriale dhe e normalizojnë funksionin e zorrës së trashë, organ në të cilin janë të përqendruara 80% e qelizave të sistemit imunitar.
- Portokalli është burim i pasur i vitaminës C, e cila qetëson inflamacionin, lehtëson simptomat e gripit dhe dëmtimet e mundshme të indeve të shkaktuara nga infeksioni.
- Farat e lulediellit janë të pasura me vitaminë E. Kjo vitaminë e ngre nivelin e antioksidantëve të lëngjeve që gjenden në alveolet e mushkërive.
- Qepa përmban dezinfektuesin natyral alicin, i cili është aleat i mrekullueshëm në luftën kundër infeksioneve virale dhe bakteriale.
- Karrota përmban beta-karoten i cili bllokon veprimin e radikalëve të lira, duke parandaluar kështu shfaqjen e tumorit në mushkëri.