Zëvendësues të shëndetshëm të qumështit të lopës

Produktet e qumështit janë burim i shkëlqyeshëm proteinash të cilat është vështirë të zëvendësohen, por kur është fjala për qumështin, ekzistojnë alternativa bimore që kanë më pak kalori dhe më pak yndyra të ngopura, por përmbajnë edhe më pak proteina.

Qumështi i bajameve është një nga qumështet më të shëndetshme bimore, i cili rekomandohet për njerëzit që nuk duhet të konsumojnë gluten. Nuk përmban laktozë, gluten ose kolesterol, por përmban acide yndyrore omega 3 që janë esenciale për shëndetin e zemrës. Është i pasur edhe me proteina – një gotë (250ml) me qumësht bajamesh ka rreth një gram proteina dhe rreth një gram fibra dietike. Një gotë qumësht ka 50 kalori, një sasi të vogël karbohidratesh dhe rreth 3 gram yndyrë. Bajamet janë të pasura me vitamina dhe minerale, kështu që këtij qumështi nuk ka nevojë t’i shtohen vitamina. Bajamet përmbajnë vitaminë E, mangan, selen, magnez, kalium, zink, hekur, fibra, fosfor dhe kalcium. Flavonoidet në qumështin e bajameve ndihmojnë në parandalimin e kancerit dhe ngadalësojnë plakjen.


Përgatiteni vetë

Përbërësit e nevojshëm: 1 gotë bajame dhe ujë (sipas dëshirës mund të shtoni kanellë ose ëmbëlsues)

Përgatitja: Bajamet vendosni në ujë të ftohtë dhe lini të qëndrojnë gjatë natës që të zbuten. Hidhni ujin, ndërsa bajamet vendosni në blender paraprakisht të qëruara. Për një gotë bajame shtoni 4 gota ujë. Pasi t’i keni bluar me blender, bajamet kullojini me garzë. Qumështin e fituar ruajeni në frigorifer dhe përdoreni brenda 3 deri në 5 ditë.

Qumështi soja

Tretet lehtë, është i pasur me proteina, karbohidrate dhe yndyrna cilësore, si dhe kanë indeks të ulët glikemik. Studimet kanë treguar se vajzat e moshës 5 deri 11 vjeçare që pinë qumësht soje kanë më pak gjasa të preken nga kanceri i gjirit më vonë gjatë jetës. Nuk përmban kolesterol, as laktozë. Është zgjedhje e mrekullushme edhe për personat që kanë probleme me tretjen. Përmbajnë izoflavone – hormone bimore që veprojnë si antioksidantë dhe kanë efekt të dobishëm për shëndetin, mbrojnë prostatën, eshtrat dhe zvogëlojnë rrezikun ndaj sëmundjeve degjenerative. Veçanërisht rekomandohet për gratë në menopauzë, pasiqë 2 gota qumësht soje në ditë, mund të reduktojnë ndjeshëm dhimbjet që kanë gratë gjatë menopauzës.