Çdo herë kur zgjoheni të dehidratuar, trupi juaj dërgon mesazhe për atë që ndodh nën sipërfaqe. Organizmi nuk është i programuar, kështu që dehidrimi gjatë natës është një gjendje e natyrshme. Studimet kanë treguar se ora e brendshme biologjike, ritmi cirkadian përcakton se sa ujë do të humbim përderisa flemë, kështu që trupi të mbetet i hidratuar brenda natës.
Por, nganjëherë ky mekanizëm çrregullohet dhe kjo zakonisht është shenjë se diçka po ndodh në organizëm. Mund të bëhet fjalë për mosbalancim hormonal, ndoshta ka të bëjë me ndonjë zakon gjatë kohës që flini, mënyrën e jetesës ose sëmundjet për të cilat nuk jeni të vetëdijshëm. Por nëse zgjoheni sikur të kishit ecur në shkretëtirë, kjo do të thotë se duhet të ndryshoni disa gjëra.
Simptomat e dehidrimit do t’ju ndjekin gjatë gjithë ditës. Një studim i kryer në Klinikën Mayo tregoi se dehidrimi, përveç problemeve të dukshme, siç është tharja e gojës, shkakton marramendje, të fikët dhe konfuzion, ndikon në përqendrim, kështu që është njerëzit e kanë të vështirë që të përqendrohen në atë që duhet të bëjnë.
Këto janë shkaktarët e mundshëm që çojnë në dehidrim në mëngjes:
Humbni lëngjet gjatë natës
Mënyra se si flini mund të ndikojë në dehidratimin brenda natës. Madje edhe nëse nuk bini në gjumë të etur, në mënyrë natyrale do të humbni lëngjet vetëm duke frymuar derisa fleni. Mirëpo, disa forma të frymëmarrjes shkaktojnë dehidratim. Kjo vlen veçanërisht për njerëzit që marrin frymë me gojë, gërhasin ose vuajnë nga apnea e gjumit. Nëse merrni frymë me hundë, nuk do të humbni aq ujë sa kur merrni frymë me gojë.
Djersiteni brenda natës
Djersitja në gjumë mund të shkaktohet nga gjëra të thjeshta si dhoma tepër e nxehtë, gjendjet si gripi ose ndonjë infeksion. Por në qoftë se në mes të natës zgjoheni të lagur nga djersët, cila do qoftë arsyeja, ka shumë gjasa që të zgjoheni të dehidratuar. Djersitja intensive gjatë natës kërkon konsultim mjekësor.
Keni nivel të ulët të estrogjenit
Tek femrat në një fazë të caktuar të ciklit menstrual, estrogjeni bie dhe atëherë organizmi në përgjithësi dehidrohet shpejt, madje edhe gjatë natës. Estrogjeni ndikon në aftësinë e organizmit për të mbajtur lëngjet, por kur niveli i këtij hormoni bie, qoftë gjatë ciklit, ose në menopauzë, rreziku i dehidrimit rritet. Estrogjeni dhe progesteroni ndikon në mbajtjen e lëngjeve në trup.
Ushtroni natën vonë
Nëse në mbrëmje ushtroni intensivisht dhe nuk pini mjaftueshëm ujë, do të rrisni rrezikun e dehidrimit. Përveç kësaj, stërvitja natën vonë mund të çrregullojë orën e brendshme, kështu që do ta keni më të vështirë të bini në gjumë, dhe do të zgjoheni të lodhur dhe të etur. Nëse e keni shprehi stërvitjen gjatë natës, përpiquni që të ushtroni një ose dy orë para dhe sigurohuni që të pini mjaftueshëm ujë pas stërvitjes.
Efektet anësore të barnave
Kategori të caktuara barnash, për shembull antidepresantët, e rrisin rrezikun e dehidrimit brenda natës. Ky grup përfshin edhe dekongjestantët, si pikat për hundë, të cilat zgjidhin problemin me hundët e bllokuara, por shkaktojnë thatësi në gojë. Nëse merrni barna për ndonjë gjendje kronike, kontrolloni me mjekun nëse e shkaktojnë dehidratimin gjatë natës.