Në fakt, ju mund të bëni trajnim të mirë në një kohë relativisht të shkurtër. E vetmja gjë ndaj të cilës duhet të bëni kujdes është që ta bëni atë saktë – zgjidhni ushtrime të cilat do ta aktivizojnë të gjithë trupin ose nëse preferoni një pjesë të caktuar “kritike”, si dhe kushtojini vëmendje të qëndruarit drejt të trupit.
Një stërvitje e tillë zgjat vetëm 15 minuta, nuk kërkon pajisje shtesë (vetëm atë që tashmë e keni në shtëpi, si një karrige të thjeshtë), por e aktivizon të gjithë trupin.