Shkencëtarët australianë zhvilluan një test për zbulimin e hershëm të melanomës.
Testimi përmes gjakut e lehtëson zbulimin e kancerit të lëkurës para se të marrë formën vdekjeprurëse. Deri më tani mjekët janë mbështetur në ekzaminimin e lëkurës dhe biopsinë për të zbuluar melanomë, por mungesa e këtij ekzaminimi është se melanoma mund të zgjerohet me shpejtësi.
Shkencëtarët argumentojnë se testimi i gjakut mund të japë rezultate më të sakta nga ekzaminimi i lëkurës dhe kështu të shpëtohen më shumë jetë.
Testi, i zhvilluar nga shkencëtarët e Univerzitetit “Edith Cowan”, e zbulon melanomën me njohjen e antitrupave, të cilat i prodhon organizmi në luftën kundër rritjes së kancerit.
Në studimin i cili përfshiu rreth dyqind vetë, gjysma prej të cilëve kishin kancer, testi u tregua i suksesshëm në 81.5% të rasteve
Hulumtimet klinike të testit do të zgjasin 3 vjet, kohë kjo gjatë së cilës duhet të arrihet 90 përqindshi i saktësisë së testit. Shkencëtarët shpresojnë se ky lloj i testimit mund të miratohet për përdorim, gjatë pesë viteve të ardhshme.
Megjithëse mjekët specialist janë të trajnuar mirë për identifikimin dhe zbulimin e melanomës, profesori Mel Ziman, udhëheqësi i grupit të shkencëtarëve të cilët e zhvilluan këtë test, theksoi se ky test mund ta përshpejtojë diagnozën: “Në praktikën rutinore klinike, ndonjëherë është e vështirë të bëhet dallimi midis melanomës në fazën e hershme dhe melanomës së re”.
Zbulimi i melanomës në fazën e hershme mbart 98-99% gjasa të mbijetesës, prandaj zhvillimi i testit të gjakut për zbulimin e melanomës është një sukses i madh, shkruan “Sciencealert”.