Zorrë të shëndetshme për një jetë të gjatë

Shmangni ushqimin të cilin e keni vënë re se u shkakton probleme. Shmangni glutenin, produktet e qumështit, farën e bukës, misrin, sojën dhe vezët për një ose dy javë, dhe shikoni se si do ndiheni.

Këshillat e mira janë gjithmonë mjaft të vlefshme, ndërsa kur bëhet fjalë për zorrët, të gjithë ato që kanë pasur probleme të tilla të paktën një herë në jetë, e dinë se sa të mirëpritura janë këshillat. Ja disa rekomandime të përgjithshme për zorrë të shëndetshme:

  • Hani ushqime të papërpunuar, të pasura me fibra si: perimet, fasulet, frutat e thatë, farat dhe drithërat me kokrra të plota.
  • Mjekoni të gjitha infeksionet, kërpudhat, parazitët, të cilat mund të parandalojnë funksionin e duhur të zorrëve.
  • Shmangni ushqimin të cilin e keni vënë re se u shkakton probleme. Shmangni glutenin, produktet e qumështit, farën e bukës, misrin, sojën dhe vezët për një ose dy javë, dhe shikoni se si do ndiheni.

  • Freskoni florën e zorrëve duke marrë probiotikë. Ata do t’ju ndihmojnë të riktheni bakteret e shëndetshme, të cilat do të kontribuojnë në freskimin e florës së zorrëve dhe mukozës.
  • Konsumoni yndyrna të mira, vaji i ullirit gjithmonë është një zgjedhje e mirë. Merrni shtojca të omega-3 të cilat ndihmojnë gjatë inflamacionit të zorrëve.

  • Plotësoni enzimet për tretje, pasiqë kur nuk janë të mjaftueshme, ushqimin që e hamë nuk mund të konvertohet siç duhet në energjinë e nevojshme për funksionin e trupit. Konsumoni ushqime të shumëllojshme sepse në këtë mënyrë do të merrni një gamë të gjerë enzimesh.
  • Konsumoni ushqime natyrale të pasuruara me baktere: kefir shtëpi, lakër turshi, shafran i Indisë dhe xhenxhefil, sepse e zvogëlojnë inflamacionin në zorrë.
  • Mos harroni zinkun (frutat e detit, mishi, farat, frutat e thatë) dhe glutaminë (fasulet, mish viçi, kos), pasiqë edhe ato janë njejtë janë mjaft të dobishme për zorrët.