Gërhitja ndodh për shkak të kalimit të ajrit nëpër fyt gjatë frymëmarrjes përderia flejmë. Kjo gjë shkakton dridhjen e fytit në indet që shpien në shfaqjen e zërit të fortë dhe irritues. Gërhitja mund t’ju shkatërrojë gjumin e juaj ose të partnerit tuaj, por mund të jetë edhe shenjë e çrregullimeve serioze shëndetësore:
- Apnea;
- Mbipesha;
- Probleme me sinuset ose fytin;
- Problemet me gjumin.
Këto janë disa këshilla – truke që do të lehtësojnë gërhitjen.
Ulja e peshës trupore
Nëse jeni mbipeshë, përpiquni të ndryshoni stilin e jetësës dhe të zvogëloni peshën. Kjo zvogëlon sasinë e indit në fyt, gjë që shkakton gërhitjen.
Flini në krah
Të fjeturit në shpinë nganjëherë bë që gjuha të zhvendoset më thellë në fyt, gj që pengon hyrjen e ajrit nëpër fyt. Mundohuni që të fleni në krah me qëllim që ajri të kalojë më lehtë.
Trajtoni alergjitë kronike
Alergjia mund të zvogëlojë hyrjen e ajrit përmes hundës, prandaj duhet të merret frymë përmes gojës. Kërkoni ndihmë mjekësore sa i përket alergjive.
Korrigjoni problemet strukturore në hundë
Disa njerëz nga lindja ose pas ndonjë lëndimi kanë devijime të septumit. Atëherë vjen deri te mospërputhja e murit në njërën anë dhe anën tjetër të murit, dhe kështu kufizohet rrjedha e ajrit. Kjo gjë mund të shkaktojë frymëmarrjen nëpërmjet gojës.
Shmangni alkoolin para se të fleni gjumë
Mos pini alkool të paktën dy orë para gjumit. Alkooli mund t’i relaksoj muskujt e fytit dhe të shkaktojë gërhitje.
Ndaloni së piri duhan
Ky zakon mund të përkeqësojë gërhitjen.
Gjumë
Mundohuni të siguroni gjumë cilësor për të paktën shtatë orë gjatë natës, sepse pagjumësia është një nga shkaqet e mundshme të gërhitjes.