Zvogëloni në mënyrë natyrale kortizolin – hormonin e stresit

Niveli i kortizolit mund të zvogëlohet në mënyrë natyrale përmes bimëve.

Nëse shpesh jeni të tendosur, ndoshta ju është rritur niveli i kortizolit. Hormoni i stresit i cili e ngre aftësinë e organizmit në situata urgjente, por nëse gjithmonë është i ngritur mund të shkaktojë një sërë problemesh. Niveli i kortizolit mund të zvogëlohet në mënyrë natyrale përmes bimëve.

Ashwagandha – kjo barishte, e quajtur ndyshe edhe xhenseni indian, është adaptogjen i cili ka aftësinë të lehtësoj stresin dhe simptomat e tij. Në mjekësinë Ayurvedic, ashwagandha përdoret si mjet për lehtësimin e ankthit. Hulumtimet kanë treguar se shtojcat e kësaj barishte mund të zvogëlojnë nivelin e kortizolit deri në 30%.

Rhodiola rosea – Kjo barishte adaptogjenike përdoret për të rritur qëndrueshmërinë dhe energjinë e organizmit, por e ul stresin dhe lodhjen. Hulumtimet kanë treguar se Rhodiola mund të lehtësojë depresionin shumë më shpejt se antidepresantët konvencionalë. Ajo nuk vepron si qetësues, por e përmirëson funksionimin mendor.

Hulumtimet kanë vërtetuar se Ginkgo biloba mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të stresit dhe zvogëlimin e tensionit të gjakut.

Shafran i Indisë – ka një numër të madh të cilësive të dobishme mbi shëndetin, përfshirë edhe atë që ndihmon në normalizimin e nivelit të kortizolit. Ai vepron si agjent parandalues kundër çrregullimeve neurodegjenerative, te të cilat bën pjesë sëmundja e Alzheimerit.