Dymbëdhjetë vjeçarja Gu është bërë virale për shkak të njohurive të saj të jashtëzakonshme në matematikë. Ajo zgjidh detyra komplekse që u jepen studentëve në fakultete.
Gu është në shkollën fillore dhe në vitin 2022 filloi të postonte video në Douyin dhe YouTube në të cilat zgjidh probleme të thjeshta matematikore. Që atëherë, ajo ka evoluar dhe ka filluar të merret me tema më të avancuara, të cilat edhe disa studentë nuk i kuptojnë.
“Vendosa ta regjistroj kur ajo sqaronte problemet e matematikës, në mënyrë që ta kuptoja më mirë këtë temë”, tha nëna e vajzës për mediat kineze.
Kjo metodë e të mësuarit quhet teknika Feynman, dhe është zhvilluar nga fizikani fitues i çmimit Nobel, Richard Feynman. Teknika ka potencialin për të rritur aftësitë e të mësuarit të një personi duke e studiuar një lëndë që ngjall interes dhe më vonë duke ua mësuar edhe të tjerëve.
Gu ka miliona ndjekës dhe përfundimisht planifikon të konkurrojë në një nga garat më prestigjioze të matematikës në botë – Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës.