A ndikon pirja e alkoolit në tensionin e gjakut?

Konsumimi i alkoolit në sasi të madhe mund të rrisë tensionin e gjakut në nivele jo të shëndetshme. Pirja e më shumë se tre pijeve në të njëjtën kohë rrit tensionin e gjakut. Pirja e vazhdueshme mund të çojë në probleme afatgjata.

Konsumimi i alkoolit në sasi të madhe mund të rrisë tensionin e gjakut në nivele jo të shëndetshme. Pirja e më shumë se tre pijeve në të njëjtën kohë rrit tensionin e gjakut. Pirja e vazhdueshme mund të çojë në probleme afatgjata.
Për të kuptuar se sa alkool është i tepërt, mund të jetë shumë e dobishme ti dini përkufizimet e saj.

Pirja e tepërt përkufizohet si katër apo më shumë pijeve brenda dy orëve për gratë dhe pesë ose më shumë pije brenda dy orëve për burrat.

Pirja e moderuar është deri në një pije në ditë për gratë, dy për burrat.

 

Pirja e rëndë e alkoolit përkufizohet, më shumë se tre pije në ditë për gratë, katër për burrat.

 

Konsumuesit e shumtë të alkoolit që arrijnë të zvogëlojnë pierjen, mund të ulin numrin e pikës së lartë në leximin e tensionit të gjakut (presioni sistolik) me rreth 5,5 milimetra merkur (mm Hg) dhe numrin e tyre të ulët (presioni diastolik) me rreth 4 mm Hg.

 

Nëse keni presion të lartë të gjakut, shmangni alkoolin ose pini vetëm në moderim. Për të rriturit e shëndetshëm, kjo do të thotë deri në një pije në ditë për gratë dhe deri në dy pije në ditë për burrat.

Një pije është 355 mililitra birrë, 148 mililitra verë apo 44 mililitra janë parametrat që përkufizojnë një pije normale.
Mbani në mend se alkooli përmban kalori dhe mund të kontribuojë në shtimin e padëshiruar të peshës. Shtimi i peshës është një faktor rreziku për tension e lartë të gjakut.
Alkooli mund të ndikojë në veprimin e barnave për tensionin e gjakut në një mënyrë që rrit efektet anësore të barnave.

 

Përktheu dhe përshtati:S.N