“Edhe pse shpesh dëgjojmë këshilla që prindërit duhet ta injorojnë këtë lloj sjelljeje, unë personalisht nuk mendoj se injorimi i fëmijës është një ide e mirë. Domethënë, kur fëmijët shprehin pakënaqësi, zemërim apo nervozizëm ndaj neve, që shpesh quhet përgjigje, ata në fakt përpiqen të na thonë diçka dhe nëse nuk i dëgjojmë, frustrimet e tyre vetëm sa përshkallëzohen”, shpjegon ekspertja.
Në vend që ta injoroni, psikologia ju këshillon që të bëni gjërat në vijim.
Kontrolloni sjelljet e juaja
Kur komunikoni me një fëmijë që tregohet i pasjellshëm ose i keq me ju, jini të vetëdijshëm për sjelljen tuaj dhe fjalët që përdorni. Në përgjithësi, nëse e gjeni veten duke kritikuar ose duke i bërtitur fëmijës tuaj, përpiquni të kontrolloni veten. Psikologia thekson se nuk duhet të keni frikë të vendosni kufij, por duhet ta bëni me qetësi dhe respekt.
Mos e merrni personalisht
Shpesh prindërit mendojnë se pakënaqësia apo mosbindja e fëmijës i drejtohet ekskluzivisht atyre, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Kujtojini vetes se fëmija juaj ende po mëson vetëkontrollin dhe se ka një problem në këtë moment që po e bën atë të humbasë durimin. Mundohuni të kuptoni problemin që ka fëmija (dhe nëse është e përshtatshme, ofroni ndihmë), edhe nëse i keni vendosur një kufi tonit të tij. Siç këshillon Markam, përpiquni të forconi lidhjen tuaj me fëmijën duke përdorur çdo mundësi për t’u lidhur pozitivisht. Kaloni të paktën 15 minuta vetëm me fëmijën tuaj çdo ditë, duke i kushtuar vëmendjen tuaj të përqendruar dhe pozitive.
Vendosni kufij të qartë, por pa bërtitur
Kur fëmija juaj thotë diçka të vrazhdë ose veçanërisht fyese, përballuni me qetësi ndaj fjalëve të tyre fyese ose tonin e zërit tuaj. Ruani qetësinë tuaj, por gjithsesi vendosni pritshmëri të qarta për komunikim të respektueshëm. Për shembull, ju mund t’i tregoni atij këto gjëra:
“Fjalët e tua duken sikur kishin për qëllim të më lëndonin. Me siguri je i mërzitur që më flet kështu. Ti e di që nuk flas kurrë me ty me këtë ton. Mund të më thuash për çfarë je mërzitur, por pa më sulmuar. Çfarë po ndodh? Ndihem e shqetësuar kur përdor fjalë të tilla dhe flet me kaq zë. Të lutem më trego gjithçka që dëshiron në një mënyrë më të qetë. Po të dëgjoj.”
Të gjitha këto janë mënyrat me të cilat, shpjegon psikologia, prindërit mund të zgjidhin me qetësi një situatë të pakëndshme, pa u përshkallëzuar më tej. Domethënë, çdo gjë që bëjnë prindërit, fëmijët e përsërisin, kështu që duke reaguar në mënyrë korrekte do të jeni vetëm shembull për fëmijën se si të mësojë t’i zgjidhë problemet në të ardhmen.